A do të mbesë Liverpooli edhe pas 30 vjetësh pa titull?
Kjo është pyetja që është duke marrë përgjigje të ndryshme, edhe negative edhe pozitive.
Pas 30 vjetësh, Liverpooli ishte afër triumfit në Premierligë, pasi i duheshin vetëm edhe 6 pikë për t’u shpallur kampion.
Megjithatë, pandemia e koronavirusit bëri që të suspendohet sezoni, si në Angli, ashtu edhe në gjithë vendet e tjera të botës, pothuajse.
Në Angli tani ka zëra për ta anuluar krejtësisht sezonin, dhe për të menduar për të nisur gjithçka nga fillimi në gusht, pasi COVID-19 po vazhdon të përhapet e të marrë mijëra jetë.
Derisa në Liverpool janë të bindur se do të luhen ndeshjet e mbetura për t’u shpallur zyrtarisht kampion, ish kapiteni dhe legjenda e Manchester United kërkon që të shpallet i pavlefshëm sezoni, duke parë situatën e vështirë në gjithë botën, sipas tij, nuk është koha për të menduar për futboll.
“Unë jam shumë i sigurt se situata nuk do të përmirësohet brenda një kohe të shkurtër, brenda disa javëve, atëherë sezoni duhet të anulohet dhe të fillojë përsëri sezoni i ardhshëm”, u shpreh Ferdinand.
“Shumë njerëz si tifozët e Liverpool do të thonë gjithmonë ‘Oh kjo sepse nuk dëshironi që Liverpooli të fitojë ligën’”.
“Dëgjoni, nëse skuadra ime do të ishte në atë situatë, unë do të mendoja për shëndetin e njerëzve dhe shoqërinë më të gjerë sesa përfitimin tim”, shtoi Ferdinand mes tjerash.