Mazhoranca ka inj oruar krejtësisht tu bimin prej dy orësh të Presidentit Ilir Meta dhe pa ralajmërimin e tij se do të sh përndajë parlamentin.Reagimi i parë nga qeveria ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla i cili tha se lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme është raporti i komisionit Europian, i cili rekomandoi hapjen e negociatave.

“Merruni me raportin e Komisionit Europian. Shqipëria ka marrë një lajm të mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme sot”, tha Balla.Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko i cili tha se nuk e ka ndjekur tubimi pasi ishte në mbledhje.Këto deklarata përfaqësuesit i PS-së i bën në përfundim të mbledhjes me struktura të kësaj partie politike.Mbledhja nisi vetëm pak para se të fillonte tu bimi i presidentit Meta, dhe u mbyll disa minuta më vonë pasi qytetarët u shpërndanë.