Sot, në ditën e gruas një nga debatet që zë vend në opinion publik është nëse 8 marsi është festë apo protestë.Psikologia Aurela Agalliu, në një prenoncim ekskluziv për ALPEnews.al shprehet se festimet janë një absurd i sistemit.Veç të tjerash, ajo thotë se gratë shqiptare duhet të protestojnë vazhdimisht për të drejtat e tyre në menyrë që te ketë edhe një parandalim të kri meve.

“8 Marsi eshte nje dite kur shohim gra te veshura bukur e me dhurata neper duart, te lumtura duke kercyer apo drekuar gjekundi. Por ky perben nje absurd te nje sistemi dhe mentaliteti shoqeror i cili me shume se kurre prodhon cdo dite ngjarje qe rengjethin.

Nuk mund te festosh 8 Marsin kur ne shqiperi e ne bote kemi nje numer ne rritje te grave te cilat jane vik tim e dhu nes ne familje por jo vetem. Pozitat e femres, kryesisht Shqiptare jane ende te dobeta, pasi shoqeria ka nuanca tejet maskiliste. Grate nuk mund te festojne se po vdesin gra. Eshte koha te protestojne vazhdimisht, cdo dite kalendarike per te parandaluar kri met ndaj tyre, per tu respektuar, per tu degjuar, per mbrojtjen e te drejtave te tyre.

Mesazhi për gratë në këtë 8 mars:Uroj dhe shpresoj, qe cdo grua te jete e lumtur dhe e realizuar ne cdo dimension te sajin jetesore, por sot doja ti beja thirrje te forte te gjitha femrave: – “Merrni ne dore jeten tuaj, investoni ne arsim dhe forconi pozitat tuaja ekonomike, sociale dhe kulturore. Drejtojeni timonin e jetes tuaj nga lumturia. Investoni per nje familje te lumtur dhe nje burre qe ju njeh vlerat. Sot eshte koha te mos jetoni per te tjeret, bejeni tani dhe vetem per veten tuaj!”përfundon Aurela Agalliu.