Bashkia e Pukës vijon punën për t’iu gjendur pranë të moshuarve në vetmi në qytet dhe njësitë administrative.

Pas urdhrit që mori qeveria për të izoluar në shtëpi të gjitha moshat e treta për të frenuar përhapjen e koronavirusit,  bashkia prej disa ditësh ka nisur shpërndarjen e ushqimeve, detergjentëve, si dhe mjeteve higjieno-sanitare.

Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, tha për ATSH-në se “deri tani kemi shpërndarë ushqime në 80 familje të moshuarish në qytetin e Pukës, ndërkohë që vazhdon shpërndarja me edhe në fshatrat e njësive administrative Luf-Qerret, Gjegjan, Rrapë, Qelëz etj”.

Sipas tij, bashkia ka marrë masa që recetat e të sëmurëve që nuk kanë mundësi të dalin ti përballojmë me aktivistët, stafin tonë, të cilët do të marrin ilaçet në farmaci në qytet dhe për t’ia dërguar në kohë rekord familjes që ka nevojë për këto medikamente.

Sa i përket zbatimit të masave, Gjonaj tha se “qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe po zbatojnë orarin e lëvizjeve”.

Bashkia e Pukës është e para në Shqipëri që nisi aksionin në ndihmë të moshuarve që ata të mos dalin nga shtëpitë e tyre.