Tiranë, 17 Mars – Punonjësit e qendrave sociale rezidenciale janë vetëizoluar në këto qendra për t’ju shërbyer 24/7 fëmijëve dhe të moshuarve. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u lidh drejtpërdrejt me nga zyra e saj me stafin e Shtëpisë së Moshuarve Tiranë, që janë vetëizoluar për t’u shërbyer të moshuarve, gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të COVID-19.Aurora Qerimi është një nga kujdestaret që ka vendour t’u shërbejnë të moshuarve duke sakrifikuar qëndrimin pranë familjes së saj.

Në bashkëbisedimin me ministren stafi i Shtëpisë së Moshuarve u shprehën se nuk mund t’i privonin të moshuarit nga përkujdesja, duke theksuar se si ata janë dhe plot kolegë të tyre në të gjitha institucionet e përkujdesit social që po kujdesen për përfituesit e tyre në këto ditë të vështira që po kalon vendi. Ministrja Manastirliu duke i falenderuar stafin e Shtëpisë së Moshuarve për punën e palodhur që po bëjnë, shprehu mbështetjen maksimale për gjitha stafet e institucioneve të përkujdesit shoqëror në gjithë vendin që në këto momente janë pranë të moshuarve, fëmijëve pa kujdes prindëror, personave me aftësi ndryshe, për të përballuar këtë situatë të vështirë.

? RRJETI I SHËRBIMIT SOCIAL PËR ATA QË JANË MË NË NEVOJË DHE PËR TË NDIHMUAR ME KRYERJEN E SHËRBIMEVE JASHTË SHTËPIE PENSIONISTËT KRYEFAMILJARË, TË CILËT S’I KANË FËMIJËT NË TË NJËJTIN QYTET, PO HYN NË FUNKSION PJESË-PJESË? NDËRKOHË: Për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.? KJO ËSHTË SHQIPËRIA E NJERËZVE QË PUNOJNË PËR NJERËZIT DHE QË NDRYSHE NGA MUA, NUK I SHIHNI NË TELEVIZOR A NË MEDIAT SOCIALE #RESPEKT?

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 17. März 2020