Avokati Geraldo Durda, ka reaguar lidhur me linçimin publik që po i bëhet infermierit Qazim Ismaili, nga disa media pranë opozitës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se Qazimi ka punuar si infermier për shumë vite në Shqipëri dhe Itali, ku është detyruar të kthehet nga vendi fqinj për shkak të tragjedisë së Gërdecit, ku vajza e tij pësoi edhe dëmtime serioze me shëndetin.

“Qetesohuni njerez!

Qazim Ismaili eshte babai i tre femijeve te quajtur Jonida,Artiola vuan nga zemra edhe Roeli djali i vogel. Qazimi ka punuar per 4 vite te Spitali Ushtarak e me pas per 9 vjet ke spitali Nr 2 dhe per 5 vite infermier ne Itali.

Qazimi eshte kthyer nga Italia ne vitin 2008 kur ndodhi tragjedia e Gerdecit,per shkak se vajza e vogel e cila vuan nga zemra ju demtua.

Edhe prej nga ajo kohe ka tentuar te rikthehet ne sistemin e shendetesis por nuk ka aarritur dot dhe nderkohe ka punuar si shites karburanti tek kastrati ne Vore”, shkruan Durda.