Sot në orën 11:00 do të mbahet një dëgjesë publike për rindërtimin dhe planet e zhvillimit të Shijakut pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbledhjes së 1.15 miliardë euro fonde në Konferencën e Brukselit. Takimi i parë ishte në Thumanë, ndërsa në vijim të procesit transparent, dëgjesa e dytë publike për Shijakun do të mbahet në ambientet e palestrës së shkollës “Muharrem Dollaku”.
Ndërkohë tre ditë më parë, për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Rindërtimit, ishin të pranishëm edhe vetë donatorët më të mëdhenj për rindërtimin, të cilët do të jenë prezent në çdo hap që do të ndërmerret, edhe më të drejtë vendimmmarrjeje.