Të gjithë të punësuarit në bizneset e vogël, me një xhiro vjetore jo më të madhe se 14 milionë lekë të reja në vit, do të paguhen nga shteti për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik/marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19, ka vendosur Këshilli i Ministrave.

Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm:

a) Personat fizikë të vetëpunësuar;

b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;

ç) Të punësuarit në personat juridikë.

Ndihma financiare, që do të përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 lekë në muaj

Ndërkohë, përfitojnë rritje ndihme personat në nevojë: pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur deri tani.

Personat që edhe më parë kanë qenë të papunë përfitojnë një pagesë dyfish nga ajo që marrin deri tani.

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë në më tepër se në një listë-pagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Nga ana tjetër, qeveria ka vendosur që pagesat e kësteve të parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020do të shtyhen deri më 20 tetor 2020, ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20 dhjetor 2020.

Si të aplikoni për të përfituar pagë nga fondi i qeverisë

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/53/55eaab99-6416-4eae-90f4-f43316bee55a

I njëjti vendim sqaron se përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm: a) Personat fizikë të vetëpunësuar; b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë; ç) Të punësuarit në personat juridikë.

Kushtet për të përfituar ndihmë financiare si bëhet kërkesa

Në vendimin e qeverisë thuhet se për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues duhet që së pari të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim. Së dyti të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin. Së treti ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.

Nga ana tjetër nënvizohet se subjektet që përmbushin kushtet duhet të paraqesin edhe kërkesën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit efilinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve sipas pikës 3, të këtij kreu, ku përfshihen: a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS; b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: i. emrin, atësinë, mbiemrin; ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit; iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; iv. numrin e llogarisë bankare.

Procesi i verifikimit nga autoritetet

Vendimi sanksionon se pas paraqitjes së kërkesës nga subjekti nga ana e strukturave të drejtorive rajonale tatimore bëhet verifikimi dhe identifikimi i aplikuesve si dhe kërkesave të tyre brenda 10 ditëve të para të muajit pasardhës. Ajo që shihet është nëse tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, duke verifikuar nëse bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare. Po kështu deklarimet e bëra dhe pagesat e kryera për tatimet dhe kontributet si dhe krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike dhe detyrimet e paguar. Në fund edhe të ardhurat e realizuara nga subjekti për vitin 2019.

“Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, mund të kryejnë edhe verifikime në subjektet përfituese për të verifikuar nëse janë të mbyllura” thuhet në VKM.

Efektet financiare të këtij vendimi llogaritet që të jenë 5.85 miliardë lekë. Ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, sipas vendimit nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, që rezultojnë përfitues të ndihmës ekonomike ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur.

Pagesa e së ardhurës nga papunësia për subjektet përfituese sipas vendimit nr.161, date 21.3.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për pagesën e së ardhurës nga papunësia”, që rezultojnë përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësia ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars 2020, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur.