Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot me telefonatat me qytetarët dhe u ka kërkuar atyre që t’i tregojnë problemin.
Një qytetar nuk është bindur që nga ana tjetër e telefonit ka qenë Rama, po i ka thënë se e puthte nga larg.
Qytetari: Pronto!
Rama: Pronto! Edi jam. Edi Rama. Si je?
Qytetari: Ti je Edi Rama?
Rama: Ai duhet të jem. Ke lënë një shënim. Ti je Fatmir Idrizaj apo jo?
Qytetari: Po!
Rama: Ke lënë një shqetësim tek platforma e bashkëqeverisjes.
Qytetari: Kam problem gruan.
Rama: Ke problem gruan!(qesh) Pse?
Qytetari: Nga po më flet mua ti. Jam fare i çorientuar.
Rama: Unë jam Edi Rama. Po të marr në telefon. Ti do të dish se në çfarë vendi jam i ulur?! Jam në zyrë dhe po të marr sepse ke lënë një shqetësim. Ke arsye shëndetësore apo ke problem gruan se nuk po të kuptoj.
Qytetari: Ju puth fort për së largu kushdo qofshi ju!
Rama: Na puth!
Qytetari: Kam operuar gruan në nëntor. I kam vënë koronaren në Tiranë dhe që atëherë ajo është me defekt të madh. Ka një enjtje të paparë dhe nuk lëviz dot.
Rama: Nesër në mëngjes do vijnë mjekët në shtëpi.
Qytetari: Ju përqafoj dhe ju puth. Nuk ma merr mendja që jeni Edi
Rama: Na mbyte me të puthura. Hap televizorin dhe më sheh.
Qytetari: Ta bëftë perëndia dritë dhe jetën e gjatë.
Rama: Të ketë jetë të gjatë gruaja.