Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka arritur marrëveshjen me Atletico Madridin dhe që nga sezoni i ardhshëm do të luajë në “Wanda Metropolitano”, duke u shpërngulur nga “Camp Nou”.Rakitic e ka hu mbur vendin e titullarit te Barcelona pas transferimit të Frenkie de Jong, ndaj edhe kohët e fundit ka shprehur haptas pakënaqësitë për situatën e re, duke e paralajmëruar largimin.

Është “Marca” që raporton se tashmë nënkampioni i botës ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin dhe nga muaji korrik do të jetë nën urdhrat e Diego Simeones.Për Rakitic ka pasur interesim edhe nga Manchester United dhe Juventus.