Kryeministri Rama ka zhvilluar për herë të parë një intervistë përballe gazetarit Brat Buzhala në emisionin “Pressing”. Kryeministri ka thyer rekord audience, pasi ai ndiqej vetëm në FB nga plot 14 mijë persona. Teksa foli për taksën e “Rrugës së Kombit”, Rama i tha Berat Buzhalës se “të kisha mundësi ty ta vija 10 euro vajtje dhe 10 euro ardhje, pasi je i pasur. S’kam çfarë u bëj të tjerëve”.
Rama mohoi se taksa për Kosovën është plaçkë. “Jo nuk është ashtu”, tha Rama duke iu përgjigjur gazetarit Berat Buzhala sipas të cilit taksa “është një plaçkë që i bëhet Kosovës”.