Kryeministri Edi Rama njofton se është firmosur vendimi për financimin e parë të programit të rindërtimit për arsimin.Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se do të rindërtohen 59 shkolla të reja, godinat e reja të të gjithë konvikteve të Univeristetit Bujqësor dhe 4 godina të reja konviktesh në Qytetin Studenti.

 

 

Mesazhi i Ramës:

 

 

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

 

 

Sapo u firmos Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimin?

? 59 SHKOLLA TË REJA

 

 

? GODINAT E REJA TË TË GJITHË KONVIKTEVE TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR

 

? 4 GODINA TË REJA KONVIKTESH NË QYTETIN STUDENTI

 

#Fuc kingCorona? nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit✌️