Emisioni “Hipokrati” në Top Channel, fton të gjithë familjet në Tirane e kudo, në orën 17:30, të dalin të gjithë nëpër ballkonet e tyre dhe të përshëndesim me duartrokitje për 15 minuta mjekët dhe infermierët që gjenden në vijën e parë të frontit kundër armikut të përbashkët me emrin e pështirë: koronavirus.

Ky lajmërim është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama i cili e quan nismë të bukur.

Ora 17:30, të gjithë, mirupafshim në ballkone!