Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë, duke folur për situatën nga koronavirusi, deklaroi se ndër të thjerra është duke u diskutuar edhe për kreditë e biznesit e të njerëzve.

“Ka shumë rëndësi të madhe se ka dallim mes vendeve ku nuk ka kontroll dhe një vendi ku ka kontroll. Do ketë pe nalitet për këdo që shkel rregullat. I referohem gjithmonë mendimit të autorizuar. Duhet të kemi parasysh se nuk ka ardhur fundi i botës. Ne duam të krijojmë distanca të sigurisë dhe krijim të kushteve të thjeshta të mbrojtura.

Në atë vend ku ka shumë njerëz, ata të jenë të pajisur me element mbrojtës. U takon kompanive, sipërmarrjeve prodhuese që të marrin të gjitha masat dhe të bëjnë shkurtimet e nevojshme, vendosjen e distancave të sigurta. Duhen larë duart me sapun, sipas udhëzimeve ndërkombëtare. Në frontin e parë kemi marrë masa edhe për mjekët, infermierët. Kreditë e biznesit dhe të njerëzve janë diçka që po diskutohen”, tha Rama.

Rama më tej u shpreh se qeveria ka gati Aktin Normativ, duke vlerësuar se do merren masa e sanksione.

“Akti Normativ është gati për të marrë masa dhe sanksione. Është një ekuilibër që duhet mbajtur. Ne kemi vendosur që të mbyllim baret, lokalet, pubet etj. si masë për parandalimin e përhapjes së virusit. Në Tiranë dhe në Durrës po marrim masa më të as hpra, sepse kemi modelet nga vendet e tjera dhe e kemi shumë të qartë se cfarë do të bëjmë.

Asnjë shtet nuk e ndal përhapjen e virusit, por ka shumë rëndësi si e ndërton sistemin mbrojtës. E rëndësishme është që rritja të jetë brenda një kurbë lejla dhe jo të verdhë. Nëse kurba është lejla, mund të themi se kemi okej. Mund të ndalohet transporti urban në Tiranë dhe Durrës”, tha ai.

Edi Rama ka hedhur aku za edhe në drejtim të opozitës, duke u shprehur se bën politikë me një situatë të rë ndë.

“Unë kurrë nuk shoh debate të opozitës në darkë. Mua m’i thonë . Marrin 127 në një studio. Cfarë është kjo. Kjo që bëhet është kë rcënim për gjyshen tënde, nënën tënde, vajzën tënde, familjarët e tu daku. Ne po shohim që të përballojmë edhe go ditjen më të fortë. Kreditë e biznesit dhe të njerëzve janë diçka që po diskutohen”, u shpreh ai.