Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me propozimin e tij për përballimin e pagesave gjatë periudhës së iz olimit prej koronavirusit. Rama vijon me gjuhën e ironisë ndaj Bashës, duke thënë se “Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave”. Më tej shton se deri kur të mbarojë lu fta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës. “Pritet shifra e parashikuar nga plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurrencë e pandershme nga 7×7=42!”, thotë Rama. Ky reagim vjen pas deklaratës për të vetëpunësuarit në biznesin e vogël. Basha propozon që qeveria t’i paguajë 300 euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.
Kostoja e kësaj mase shkon nga 20-25 milionë euro/muaj. Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë që janë të detyruar të rrinë në shtëpi: -Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare. -Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.