Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shprehet se në këto ditë të vështira që ndodhet vendi duhet bashkëpunim. Brataj thekson se në një situatë të tillë nuk duhet të përhapet pan ik. Ai shkruan se mjekë të cilët i janë dedikuar politikës po përhapin p anik, ndërsa thekson se është akoma më absurd fakti kur një politikan me diplomë mjeku që ka tridhjet vjet që nuk ka vizituar më një pacient kërkon të japi leksione dhe këshilla mjekësore. Brataj ka reguar ashpër ndaj aku zave të Partisë Demokratike dhe mjekut te Urgjences së QSUT-se Ilir Allkja, i cili deklaroi se është pushuar nga puna pasi denoncoi se punon pa veshjet e duhura teksa i shërbën pacientëve. Allkja i cili doli krah kolgëve të tij mjekë në videomësazhin e kryedemokratit Lulzim Basha tha se shkarkimi i tij është një hakmarrje e Ramës dhe Bratajt. Ky i fundit në mesazhin ku i përgjigjet të gjithë spekulimeve, shpreh keqardhje për politikanët të cilët po përpiqen të përdorin këtë situatë të vështirë për interesat e tyre, duke hedhur baltë mbi bluzën e bardhë të mjekut.
“Një keqardhje më të madhe shpreh për politikanët e të gjitha ngjyrave që në këtë moment, të cilët marrin shkopin magjik dhe tregojnë se dinë ti zgjidhin problemet e mjekësisë shqiptare, mjafton të ndjekësh këshillat e tyre dhe ky shqetësim kalon menjëher! Bujrum zotërinj kush është kaq i zoti të zgjidh këtë problem me një këshillë apo shkop magjik, të vijë një orë e më parë! Akoma më e tmer rshme, absurde gjej faktin kur një politikan me diplomë mjeku që ka tridhjet vjet që nuk ka vizituar më një pacient kërkon të japi leksione dhe këshilla mjekësore. Një mjek që IBUPROFENIN e quan KORTIZON, ose nuk di të interpretojë atë që ka shkruar ministri francez(mjek) po na jep leksione se dikush i ka thënë që një drejtues i urgjencës(Unë) paskam thënë të vetëmjekohen qytetarët! Zotri herë tjetër të mos bëni këtë gabim, dëgjojeni mesazhin te faqja e QKUM-së vetë, është në dispozicion, por po ja u sjell edhe njëher në vëmendje”, shkruan Brataj.
Reagimi: Të nderuar qytetarë shqiptarë, në këto ditë të vështira për shëndetin tuaj, në këto ditë të vështira për mjëkësinë mbarë botërore, në këto ditë nevoje për bashkëpunim të gjithëanshëm shpreh një indinjatë të thellë, një keqardhje të madhe, për një vlerësim sipërfaqësor nga ana e personelit mjekësor që përhap panik duke thënë se nuk ka uniforma. Këta mjekë të cilët i janë dedikuar politikës dhe jo mjekësisë e dinë shumë mirë që ka uniforma në dispozicion për çdo rast që do të paraqitet me COVID-19 të konfirmuar. Ti mjek që ke kohë të bësh video pacientit por nuk ke kohë ta ndihmosh atë, ti mjek që lë pacientin që vuan siç duket nga videoja juaj, pse e lë ta shoqërojnë familjarët? Pse e dërgove këtë paciente te urg jenca polivalente e QSUT nëse ishte me koronavirus? Pse ja dërgove politikanëve(mjek) videon dhe kartelën klinike të pacientes? Ishe i pa aftë të vlerësoje pacienten në banesë nëse ishte me koronavirus? Mendoj se jo, sepse e vlerësuat atë dhe nuk e dërguat te infektivi, pra nuk ishte koronavirus. Atëherë nëse je i aftë, pse mas htron opinionin publik ku thekson se shkove pa uniformë te pacienti me koronavirus kur nuk ishte koronavirus? Te skeda juaj duket qartë se ju keni shkruar, pacienti është shtruar te infektivi gjë e cila nuk është e vërtetë. Pse e keni çuar atë te urgjenca polivalente? Ju deklaruat se jeni në karantinë, juve ju pa e gjithë Shqipëria në videon tuaj të famshme, pse jeni akoma në shërbim atëher? A e dini se qytetarët marrin në telefon dhe thonë, mos na dërgoni mjekun e infektuar?
Një keqardhje më të madhe shpreh për politikanët e të gjitha ngjyrave që në këtë moment, të cilët marrin shkopin magjik dhe tregojnë se dinë ti zgjidhin problemet e mjekësisë shqiptare, mjafton të ndjekësh këshillat e tyre dhe ky shqetësim kalon menjëher! Bujrum zotërinj kush është kaq i zoti të zgjidh këtë problem me një këshillë apo shkop magjik, të vijë një orë e më parë! Akoma më e tme rrshme, absurde gjej faktin kur një politikan me diplomë mjeku që ka tridhjet vjet që nuk ka vizituar më një pacient kërkon të japi leksione dhe këshilla mjekësore. Një mjek që IBUPROFENIN e quan KORTIZON, ose nuk di të interpretojë atë që ka shkruar ministri francez(mjek) po na jep leksione se dikush i ka thënë që një drejtues i urgjencës(Unë) paskam thënë të vetëmjekohen qytetarët! Zotri herë tjetër të mos bëni këtë gabim , dëgjojeni mesazhin te faqja e QKUM-së vetë, është në dispozicion, por po ja u sjell edhe njëher në vëmendje.
Drejtuesi ka thënë: Paracetamol 500- 1000 mg në bazë të peshës dhe nësë temperatura nuk kontrollohet për dy ditë të përdoret Ibrufeni 400-600 mg deri në tre ditë çdo 8-12 orë pas ngrënies, duke u këshilluar me mjekun e familjes dhe pediatrin për fëmijët. Ibrufenin asnjë shtet nuk e ka hequr nga protokollet dhe dy raste të publikuara në gazeta nuk janë studime shkencore të provuara. Është e tm errshme që qytetari dixhital të mbajë tetë minuta në telefon të zënë një linjë telefonike dhe të mbajë peng një mjek, sepse duhet të ketë një tampon në banesë. Qëllimi i vetëm i telefonatës ishte për të thënë se kjo nuk është urgjenca, duke harruar se gjendemi në kushtet e një pandemie botërore, në kushtet e një numri shumë të lartë thirrjesh për ndihmë mjekësore! Ti mjek politikan që publikon kartelën e pacientit dhe videon që të solli mjeku i mësipërm, a e di që me numrin unik të skedës lehtësisht e identifikueshme? Pse e publikoni në faqen tuaj për përfitime personale? A e di se ke shkelur etikën dhe deontologjinë si mjek? A e dini se çfarë janë të dhënat sensitive që ju publikoni? Kjo nuk është politikë, ky është një sulm ndaj shëndetit tuaj të nderuar qytetarë shqiptarë, ky është një tjetër KORONAVIRUS kundër jush. Më vjen turp për këta njerëz të ngushtë, që shikojnë interesin personal në këtë moment të vështirë dhe kërkojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.
Ktheni çdo përgjigje, kthejeni atë si të doni, shkoni deri te kushëriri im i 14, analizoni që nga 17 shkurti i 1963 kur kam lindur, nuk më intereson se çfarë do të shkruani, nuk kam kohë tju përgjigjem më juve por qytetarëve shqiptarë. Zotërinj nuk kam kohë tju përgjigjem shpifjeje që po bëni në drejtim të këtij shërbimi të domosdoshëm, jetik por po ju sqaroj një gjë shumë të rëndësishme NDOSHTA NUK E KENI KUPTUAR AKOMA: Kemi deklaruar gjithmonë që për një orë nuk mund të shkoni asgjëkundi veç në duart e urgjencës, nga SOT JU KUROJNË PËR DY JAVË VETËM MJEKËT SHQIPËTARË!!!Dr. Skender Brataj