Është miratuar sot në Kuvend projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Gjatë fjalës së mbajtur për këtë projektligj, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, tha se reforma në fushën e të drejtave të pronësisë, administrimit dhe menaxhimit të integruar të tokës bujqësore, është reforma më madhore në Shqipëri pas asaj në sistemin e drejtësisë“Ligji që u miratua në Parlament parashikon që në një afat kohor prej 8 vitesh të mbyllë përfundimisht çështjen e pronësisë së tokës bujqësore. Përmbyllja e këtij procesi është nja garanci absolute për zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale për investimet e fermerëve tanë si dhe investitorëve të ndryshëm. Mbështetja financiare me grantet qeveritare apo fondet e programit IPARD nuk mund të përfitohet nëse marrëdhënia e fermerit me tokën është e paformalizuar”, tha ministri Çuçi. Sikundër tashmë dihet krijimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ishte një hap i rëndësishëm në reformën institucionale për sa i përket cështjeve të pronësisë. Hapi i dytë po kaq i rëndësishëm ishte projektligji i miratuar sot në Kuvend. Nëpërmjet këtij ligji krijohet një bazë ligjore të thjeshtuar dhe e harmonizuar për përfundimin e proceseve kalimtare të trajtimit të pronës së paluajtshme të shtetit dhe të pronës private në përgjithësi dhe vecanërisht pronësisë mbi tokën bujqësore.
Sipas ligjit të ri, AMTP e dhëna para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të regjistrohen duke mos iu nënshtruar verifikimit të ligjshmërisë së tyre nga ASHK nëse plotësojnë këto kritere minimale:1.Të jetë trajtuar me tokë vetëm në territorin e një kooperative apo ndërmjarrje bujqësore.2.Toka për të cilën është lëshuar AMTP nuk është vepër i infrastrukturës publike, rërë, plazh apo siperfaqe ujore truall.Edhe nësë AMTP ka probleme/ difekte të formatit të AMTP ato nuk do jenë më pengesë për regjistrimin e tyre, sic kanë qenë deri më tani por do regjistrohen nëse përmbushen kriteren minimale të sipër përmendura.Për të gjithë ata të cilët kur paraqiten për të regjistruar AMTP rezulton se toka është kthyer në pronë publike pas lëshimit të AMTP dhe nuk është shpërblyer më parë, i lind e drejta e kompensimit sipas legjislacionit në fuqi për shpronësimet dhe marrjes në përdorimt të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik. Gjithashtu të drejtën e kompensimit e kanë edhe ata të cilat kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë për detyrim regjistrimi të AMTP për sipërfaqet të cilat janë kthyer në prona publikë të patjetërsueshme.