Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje shiu thuajse në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4ºC në 06ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 14ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 5 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 09ºC.