Reuters – Koronavirusi i ri thellësisht ngjitës, që ka shpërthyer në një pandemi globale, mund të mbetet i qëndrueshëm dhe infektues në ajër për orë të tëra, ndërsa në sipërfaqe të ndryshme edhe ditë, bëhet e ditur sipas një studimi që duhet të ofrojë udhëzime për të ndihmuar njerëzit të shmangin marrjen e sëmundjes.
Shkecëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, NIAID, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, u përpoqën që të imitojnë virusin që lëshon një person i infektuar përmes kollës ose prekjes së objekteve mbi sipërfaqet e përditshme, në një mjedis shtëpiak, ose spitalor.
Ata përdorën një pajisje që imitonte shpërndarjen e piklatve mikroskopike të krijuara nga kolla ose teshtima.
Shkencëtarët më pas hulumtuan se përsa kohë virusi rezistoi si infektues në këto sipërfaqe.
Studimit u publikua në internet nga ‘New England Journal of Medicine’ të martën.
Testimet treguan se kur virusi perhapet nga dikush që kollitet, ose teshtin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.
Mbi plastikë dhe në çelik inoks, virusi mund të qëndrojë edhe për tre ditë.Në karton, virusi nuk rezistoi më shumë se 24 orë. Në bakër u desh katër orë që virusi të bëhej inaktiv.