Lulzim Basha ka ngritur tonet ndaj kryeministrit Edi Rama.
Lideri i opozitës i ka kërkuar reflektim dhe të zbatojë me shpejtësi planin e tij.
Ai thotë se është një hap përpara qeverisë dhe se siguron se këto kohë nuk po bën politikë por po mendon për shëndetin e shqiptarëve.
Deklaratat e Bashës kanë qenë mjaft të forta, duke u shoqëruar edhe me përplasje të grushtave mbi tryzën e PD-së.
“Mirënjohje cdo qytetari që është bërë pjesë në përpjekjen tonë kundër përhapjes së virusit.
Cdo vend është detyruar të përballet me këto masa por jo në cdo vend ka kaq shumë varfëri, e di sa e vështirë është kjo situatë për njerëzit, këtu në mes të Tiranës dhe në vende të tjera. Kjo është një sakrificë e jashtëzakonshme që bëhet për të shpëtuar jetët e familjarëve tuaj.
T’i japim njëri-tjetrit kurajo, që të kalojmë me sa më pak dhimbje këtë sfidë. Masat u morën jo në kohë, por qytetarët i zbatuan.
Sot 2 javë pasi kërkoj marrje masash po e them troc: që situata nuk është mirë, menaxhimi i kirzës po bëhet me propagandë boshe.
OBSH kërkon testime masive ne nuk e dimë sa teste kemi. Kosova e thotë përditë sa teste bëhen, autoritetet ketu e fshehin.
Mungesa e testimeve mund të ketë pasoja fatale, mund të na tregojë vetmë majën e ajsbergut.
Ndihmat ekonomike nuk do hyjnë në fuqi para 1 prillit në një kohë kur qindra e mijëra familje janë në varfëri ekstreme.
Shprenzimet vijojnë si më pare, 5 veta marrin para për beton, kur nuk është priortet, në një kohë që prioritet është shëndetësia”, tha ai teksa vijoi se:
”Do të vijë një ditë pasi të gjitha janë të thëna. Sot nuk është koha për të dalë përgjegjësitë. Duhet lënë propaganda. Se si bëhet, propaganda duhet të ndalet.
Nuk zgjidhen gjërat me telefon. Nxjerrin një akt që efektet fillojnë në prill. Shpresoj të jetë gabim trashanik, është skandal.
E di çdo të thotë për familjet që s’ka të ardhura?
Këtu në qendër të Tiranës, që nuk është zona më e varfër e Shqipërisë. Një dyqani mishi, shitësi më tha që vijnë blejnë kocka.
Konsumi do të bjerë, bëhet fjalë për dhjetëra qindra familjarë. Nuk ka kohë për të humbur. Kam dy javë që kërkoj të merren masat, nuk mund të hidhen hi syve. Kjo kushton ejtë. Edhe dje 7 milionë euro tendera për beton, vetëm këto nuk ndalen.
Kam kërkuar dje fund masave të dyfishta. Çdo masë e kemi përshëndetur. Masa për të mbrojtur shëndetin që një familjar të dalë për Pazar, por është standart I dyfsihtë të mbash ende fasonet me qindra famijarë. Me 200 euro po t’i paguash 14 milionë euro të kushtojnë, shto dhe 1 milionë euro tjetër. T’I thërrasë mendjes, është vetëm përgjegjësia e tij dhe kthehen në vatra infeksioni.
Dy javë sakrifica mund të zhvlerësohen. Kjo është dallimi mes Lombardisë dhe Jugut të Italisë.
Të mërkurën ja parashtrova në Këshillit e Sigurisë. Më tha që do e shqyrtojë. E them edhe kujdesin për financat.
E para e punës ke ku t’i gjesh. 22milionë euro për beton, dhe 7 ja dhe dje. Përtej kësaj kostoja në jetë njerëzish do jetë e paparashikueshme, kurse kostoja ekonomike do jetë edhe më e madhe. Do jetë budallallëk me brirë që të kursejë sot dhe nesër të harxhojë.
Jam i shqetësuar. Nuk ka më kohë për shfaqje. Të marrë masa për të realizuar distancimin social. Ne nuk kemi bërë panik ndjellës. Çfarë duhet të presim që të bëhet masive.
Të bëhet transparenca me testimet. Ekspertët tanë duke u mbështetur tek ndërkombëtarët. Kërkova në Këshillin e Sigurisë që të ndryshohet taktika. Të bëhet testim masiv i shëndetësisë dhe i policisë apo bukëpjekësit dhe supermarkatat. Gjurmimin. Pushteti vendor këtë të bëjë. Gjurmimi në kushtet e karantinës.”– tha Basha.