Doktori Arjet Gega që është specialist i sëmundjeve infektive në Connecticut në SHBA, bëri një njoftim të rëndësishëm, për sa i përket testimeve për koronavirusin te pacientët e dyshuar. Gega ishte në një lidhje direkt në ABC Neës dhe shpreh se Shqipëria ka një kapacitet që të jetë nesh me vendet e tjera për këtë lloj testimi.
Mjeku u shpreh se ekspertët amerikanë të shëndetësisë, kanë aprovuar një lloj testi që do të përdoret për të dyshuarit. Testi që do të aplikohet nxjerr rezultatin e të dyshuarve me COVID-19 brenda 45 minutave, dhe bëhet fjalë për një test të përdorur më parë për testimin e tuberkulozit.
“Një një lajm shumë i mirë u njoftua, ekspertët amerikanë por edhe ata europianë, aprovuan një lloj testi që do të aplikohet. Avantazhi i këtij lloj testi është sepse rezultati i testit del brenda 45 minutave. Benefiti tjetër është se shumë spitale këtë lloj testimi, këtë lloj makinerie e kanë tashmë gjendje në depot e tyre sepse është përdorur në testimet e tuberkulozit më përpara, kështuqë mjaftojnë vetëm kitet.
Në dijeninë time edhe në Shqipëri kjo makineri ekziston kështu që kapaciteti për testim mund të zgjerohet shumë shpejt. Me sa kam parë Shqipëria i ka vënë të gjitha vezët në izolimin social ndërkohë që testimi ka ngelur pak mbrapa”, u shpreh Gega.