“Jemi mirë”! Dy fjalë që shoqërohen me një “ok” që duhet të japë siguri. Paulo Dibala ka dashur kështu të qetësojë tifozët e tij nëpërmjet një postimi në Instagram në lidhje me kushtet e tij shëndetësore pasi rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit pak ditë më parë.
Mesazhi i argjentinasit vjen pas fjalëve të partneres së tij, Oriana Sabatini, edhe ajo pozitive ndaj Covid-19, por për çiftin duket se më e keqja ka kaluar. Ishte vetë Dibala ai që njoftoi katër ditë më parë se ishte pozitiv ndaj koronavirusit. “Joya” ishte rasti i tretë te Juvja pas Ruganit dhe Matuidit. Testi i radhës do të bëhet më 31 mars.