Ka rezultuar pozitiv edhe senatori i parë amerikan ditën e sotme (22 mars).Bëhet fjalë për republikanin Rand Paul, një lajm që e bën të ditur vetë zyra e tij.Paul është personi i parë që ka rezultuar pozitiv në dhomën e lartë të Kongresit në ShBA.
Disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë testuar tashmë pozitive për virusin, raste të raportuara më parë.Mario Diaz-Balart, një republikan në Florida dhe demokrati i Utah Ben McAdams njoftuan se ishin në vetë-karantinë në fillim të kësaj jave.