Kohët e fundit, presidenti Ilir Meta ka qenë kryefjala e mediave pas përplasjeve mes presdiencës dhe qeverisë.Së fundmi Meta ka thirrur një manifestim për mbrojtjen e Kushtetutës, ku pjesë e të cilit pritet të bëhen edhe anëtare dhe mbështetës të PD.Duke filluar që nga kreu i PD, Lulzim Basha, po ashtu edhe emra të njohur të kësaj partie i janë bashkuar thirrjeve për protestën e 2 marsit duke mbështetur presidentin Meta.Por çfarë shkruante gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike në kohën kur Ilir Meta ishte kryeministër?Në një artikull të botuar më 22 gusht 2001, është publikuar deklarat e ish kryeministrit Sali Berisha i cili shprehej se mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy var re dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit.Më tej, Berisha theksonte se nuk do të ishte e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylltë jetën e tij pas hekurave të bur gjeve.Mes të tjerash në këtë artikull të publikuar nga RD, thuhej se “Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë”.
“Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezi kshëm të tra fiqeve në Shqipëri, të tra fikut të dro gës, të tra fikut të fëmijëve dhe të tra fikut të vajzave të mitura.Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në tra fiqet e sklle vërve të se ksit, të fëmijëve, të dro gës dhe të arm ëve.Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër tra fiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar.
Ai është vr asësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e bur gosi qindra kundërshtarë politikë, është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi kri min, tra fiqet, korr upsionin e organizuar.Meta përfaqëson vr a sësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.
Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve.Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem.Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korr uptuar, të autokracisë së kri mit dhe korr upsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korr uptuar të Metës dhe regjimit të tij.Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit”, shkruhej në artikullin e botuar nga gazeta Rilindja Demokratike.Kujtojmë se edhe Basha, kreu aktual i PD ka qenë një kritik i ashpër i Metës për të cilin ka ngritur mjaft akuza.Ndërsa sot PD, me në krye Bashën i është bashkuar kauzës së presidentit duke e mbështetur atë në prostestën e thirrur më 2 mars.