Nga Ylli Pata/
Lajmet nga Italia, ku disa specialistë thonë se pikun e ka sot, vijnë përherë e më të frikshme. Më shumë se 600 të vdekur në ditë.
Guvernator i i rajonit të Campania-s, rajonit më të rëndësishëm të jugut të Italisë ku po përhapet me shpejtësi Covid 19, i ka kërkuar qeverisë italiane të militarizojë vendin dhe të lërë masat gjysmake. Me një fjalë, të shpallë gjendjen e luftës.
Gjendje që nga frika e përhapjes së kësaj kasaphane po e shpallin të gjithë liderët botërorë. Ashtu ka bërë edhe Edi Rama, që flet çdo ditë për luftë, dezertorë, tradhtarë etj, pra me fjalor militar.
Dje në Tiranë ka dalë ushtria në rrugë, me demonstrim të fuqisë së mjeteve të saj.
Jemi në një luftë, ku flama e koronavirusit rrezikon të shkatërrojë një nga arritjet më të rëndësishme të shqiptarëve në vite, faktorin demografik.
E pikërisht në këtë situatë apo orë të historisë, duket edhe elita e vendit, e cila pikërisht nga ky qëndrim, nga ana që do të mbajë, do të përcaktojë fatin e saj te nësermen.
Vend i është i ndarë politikisht: ndryshe nga tërmeti, opozita e butë e Lulzim Bashës dhe ajo e egra e Berishës, është në llogoren e artilerisë kundër Ed i Ramës.
PD-ja nga një anë thotë se Rama ka marrë propozimet e saj në masat e qeverisë, pa i shpallur, dhe nga ana tjetër e akuzon për arrogancë.
Në kohë lufte, nuk ka kohë e zgjidhje për ndarje, por për të qenë një front, ku edhe opozita, edhe pse nuk e pëlqen, do të duhet të jetë në një rresht si të gjithë, nën një komandë.
Në Luftën e Dytë Botërore, laburistët britanikë u vunë nën komandën e Churçhill-it për të mundur koalicionin nazifashist.
Megjithatë në zgjedhjet e pasluftës, edhe pse Churchill u shpall hero kombëtar, opozita fitoi duke e lënë heroin në shtëpi, natyrisht duke marrë lavdinë e luftës dhe ata duhej të përgatisnin paqen, rindërtimin e pajtimin. Pra rreshtim i i duhur në anën e historisë përcakton natyrisht edhe s i do të konsiderohesh në të ardhmen. Britanikët vlerësuan qëndrimin luajal të opozitës në luftë dhe i dhanë të drejtën e udhëheqjes në paqe.
Esat Pashë Toptani, ka qenë një nga personazhet më influentë të historisë shqiptare, ndikues, inteligjent dhe mjaft i zoti.
Por ishte pikërisht rreshtim i i tij në anën e gabuar të historisë kombëtare që i ka dhënë atij një rol që shumica nuk e përkrahin, madje tradhtari në shqip cilësohet Esatpashë.
Ndoshta qëllimi i lëvizjes së Haxh i Qamilit nuk mund të ketë qenë i keq, por rreshtim i i gabuar histrorik i dha damkën asaj lëvizje ku çdo natyrë rrumpallë e një manovre politike, quhet haxhiqamilizëm.
Ball i Kombëtar ka qenë një forcë politike shumë intelektuale, drejtohej nga një personalitet dhe sojli siç ishte Mit’hat Frashëri, por edhe shumë figura të tjera, por pikërisht rreshtim i i tyre me gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore i damkosi aq shumë, sa fjala ballist mbetet ende zhargon, edhe pse të pabërat kriminale të komunistëve të Enver Hoxhës pas Lufte mund t’i kishin rilindur.
Është shumë e thjeshtë: çdo forcë politike, apo elitë shoqërore, intelektuale, varet se si rreshtohet në çastet kyçe dhe vitale për një komb.
I tillë është edhe a i i sotmi, ku një virus i tmerrshëm rrezikon të shfarosë shujmë bashkëkombas….
TemA