Nga Frok Çupi
Tani janë pushtuar nga frika; deri dje ishin në delirin e madhështisë dhe të dominimit. Ça ishin të tjerët, ti e unë e ai tjetri që ecim me dy këmbë përtokë?!… Ata na gjetën në rrugë dhe në rrugë na lanë, duke vështruar veten me tmerr se ‘mos vallë ngjanin si ne.Frika se mos ishin si të tjerët… Kjo ishte frika e parë që ndjenë këta që tani duhet të paraqiten para ligjit, para policit, para prokurorit dhe para qelisë për kr imet që kanë kryer. As tani nuk ndjehen si ‘të tjerët’, dmth., si humanët, sepse ‘të tjerët’ prapë i shikojnë si armiq e ha kmarrës. Një klasë e tërë politike ngërtheu në vetvete grupimet e kr imit dhe të vj edhjes dhe e quajti veten të aftë për t’u marrë jetën dhe pasurinë ‘të tjerëve’ që ecin me dy këmbë përtokë. Tani po thuhet se ka ardhur koha kur Drejtësia e Re, e iniciuar nga Shtetet e Bashkuara, do t’ia këpusë oktapodit të gjashtë këmbët e tjera dhe do t’i lërë me vetëm dy këmbë, si ‘të tjerët’.Por nuk do të bazohej vetëm këtu gjithë shpresa se populli me nofkën ‘të tjerët’ do të çlirohej nga ‘oktapodi’ i tyre. Shpresa bazohet në ligjësitë humane ku nuk ‘humb gj aku dhe pasuria’. Në njërin nga paragrafët e Kanunit të shqiptarëve në periudhën para- politike të kombit, thuhet se ‘gja ku nuk bëhet gjobë’.
Jo pse thjesht ‘na u dashka’ një Drejtësi e re për të vënë Drejtësinë mes kombit, por sepse speciet dhunuese e kanë mbyllur ciklin. Këta që v ranë njerëz me qindra (në vitin 1997, psh., u numëruan tre mijë dhe shifra nuk u kundërshtua kurrë), që gro posën të gjitha fitimet e shqiptarëve deri në vitin 1997, që gra bitën floririn nga depot e shtetit, që bënë ligjin 7501, që ndërtuan gjykatën speciale të plepave për t’u mbrojtur nga frika, këta që ndërtuan gjënë më të vogël- vilat milionëshe, që i kanë rr ëmbyer financat kombëtare dhe i kanë futur në dhè ‘për një ditë’ për vete.., këta edhe sikur t’i falë gjykata, nuk i fal cikli… A nuk i patë ‘katalanët’ e bllokut komunist se si një ditë u vunë në radhë e dorëzuan vilat e marra peng, dorëzuan b urgjet, hekurat, ngrefosjen? Ja në këtë pikë kanë ardhur këta: Të dorëzojnë floririn, vilat, pasurinë e nëndheshme, kapitalet e fshehura, pushtetin…. Veçse ‘blloku’ i këtyre është disa herë më i pasur se blloku i atyre të parëve; asnjë nga këta nuk arnon më çorapet.Bashkë me ciklin e dorëzimit, ka mbërritur edhe cikli i frikës.Në analogji me sjelljen sociale të miut dhe bletës- kanë zbu luar studiues të frikës- edhe te qeniet humane është zbu luar induskioni i ndjeshmërisë përmes ‘nuhatjes së ank thit’ nga personi tjetër…
Frika, e cila shfaqet hapur te udhëheqësit e tre dekadave, kalon nëpër disa rrahë, si të Dantes.Është rrethi i parë i frikës së ‘mbinjerëzve’ ndaj Drejtësisë.Drejtësia që Perëndimi po instalon këtu, sipas modelit të post- James Bond në Amerikë ose sipas gjyqeve anti- naziste të Nurembergut, ka në fokus gjykimin e pamëshirshëm pa pyetur se ‘cili është mbinjeriu’ e cili njeriu. Janë përqendruar mijëra dosje në procedurat e Posaçme, janë përzgjedhur gjykatës të kontrollueshëm, janë hapur gardhet me të cilat këta ruanin veten. Disa prej tyre po thërrasin se ‘kjo nuk është reformë në Drejtësi’, ndërsa të tjerë po ulen në gjunjë duke lutur zotin… Frika para Drejtësisë i bën të gjitha.Është rrethi i dytë i frikës ndaj rajasë.Raja e këtyre ishte gjithë populli i varfër, por në plan të parë janë kategoria e vr asësit dhe e hajdutit. Hajdutët që gra bitën për shefin, u shpërblyen me punë në zyrat e larta të shtetit. Ministra që vodhën ‘për partinë’ janë lënë me ca miliona, por larg. Vr asësit që garantonin pasurinë e shefave- këta janë më të frikshmit tani.Është rrethi i njerëzve të afërt në duar të të cilëve është vënë pasuria.
Këta kanë pasuri të pafund, po jo me burim nga vetja. Një pjesë të madhe e kanë bërë vila ose makina e apartamente luksoze për fëmijët. Rrethi të afërmve po lutet në Zot që shefat të shkojnë në ferr; dhe pastaj pasuria u mbetet shegertëve. Frika është e dyanshme: Sa kanë frikë shegertët se mos nuk po këpusin qafën ‘pronarët’, më shumë kanë frikë zyrtarët e lartë se mos vallë shegertët do tua hanë fjalën për pasurinë. Përveç këtyre janë rojet e vilave që paguhen me një kothere, por janë gati të vrasin nga frika para pasurisë së ‘mbinjeriut’.Por është edhe rrethi i frikës mes qeverisë plus Drejtësi e re dhe ‘mbinjerëzve’ të frikësuar.Qeveria nuk po arrin të çlirojë nga frika qytetarët e vet, duke manifestuar votë maxhoritare, forcë kundër krimit dhe shpagim. As edhe një zyrtar të prishur nga mendtë nuk po e largon nga zyra. Shteti nuk po mposht dot individin që na rrezikon lirinë… Të gjitha i bën frika.Tmerr është, më shumë se në analogjinë me miun.