Rritet sërish numri i viktimave prej koronavirusit në Greqi, ku deri më tani konfirmohen 20 të vdekur.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar tre viktima të tjera.
Në total numri i të prekurve në shtetin fqinj ka arritur në 743, mes tyre 48 raste të reja të konfirmuara orëve të fundit.
Sakaq autoritetet e shëndetësisë helene bën me dije se mosha mesatare e viktimave është 78 vjeç.
Ndërkohë në Greqi në vijim të valës së masave të marra për supermarketet janë përcaktuar orare fikse. Nga e hëna në të premte do të jenë hapur nga ora 07.00-21.00 dhe ditën e shtunë 07:00 – 20:00.