Pas fjalëve se futbollistëve mund t’u ngrihen pagat si pasojë e krizës ekonomike që koronavirus ka future lojën më të dashur në planet tani po kalohet në vepra. Konkretisht në Seria A, pas mbledhjes së një dite më parë është kërkuar nga Liga që të merret në konsideratë ngrirja e pagave të lojtarëve për muajin mars.
Kjo për shkak se futbolli është ndalur dhe kampionatet e më tej klubet nuk do të mund të përfitojnë paratë nga të drejtat televizive si dhe nga reklama të tjera. Për të zbutur balancat, duke patur parsysh se klubet as nuk po luajnë dhe madje futbollistët as nuk po stërviten, të ngrihen pagat e muajt mars.
Edhe pse nga disa futbollistë në veçanti ka një dakordësi në parim, pjesa më e madhe e tyre nuk janë dakord.
Në horizont ekziston edhe një plan tjetër. Seria A mund të ndërpritet përfundimisht dhe ky sezon mund të mos luhet. Në këtë rast propozimi është që për futbollistët, derisa të nisë sezoni i ardhshëm, të bëhet pagesa e 30% tëp agave. Për këto propozime, kreu i shoqatës së futbollistëve në Itali, Damianoo Tommasi, është shprehur:
“Problemi i shkurtimit të pagave duhet të adresohet në kohën e duhur, pasi të jetë llogaritur dëmi në sistem. Ne nuk mund t’i detyrojmë futbollistët të pranojnë ulje pagash. Gjithsesi ka nag ata të cilët kanë hequr dorë në mënyrë individuale.”
Ndërkohë hipoteza për ndërprerjen përgjithmonë të këtij sezoni në Seria A fiton më shumë gjasë pas deklaratave të Lukaku-t. Sulmuesi i Interit për mediat italiane është shprehur se nuk ka kuptim që të luhet në një kohë kur shëndeti i të gjithë persoanve në botë është në rrezik. Sakaq vetë ai ka dhuruar 100 mijë euro për një nga spitalet e Milanos.