Për të gjithë ju që nuk e dini, motrat e famshme Sara dhe Lori Hoxha, përveç motrës Redia, kanë edhe një vëlla të vogël që quhet Itan. Sot, Sara ka bërë një rrëfim të sinqertë si rrallëherë për familjen e saj dhe veçanërisht për vëllain 12-vjeçar i cili vuan nga diabeti. Përmes një postimi në Instagram, Sara ka treguar se nëna e saj jeton me vëllain Itan, i cili vuan nga diabeti tipi 1 dhe është i rrezikuar më shumë nga të gjithë nëse bie në kontakt me koronavirusin.
Sara u bën thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbrojnë jo vetëm veten por edhe njerëzit që kanë imunitet të dobët.
Ajo shprehet se vetëm duke bërë durim mund të kujdesemi për më të dobëtit.
Statusi i plotë i Sarës:
“Ja një histori e shkurtër., Familja ime dhe unë jetojmë vetë, nuk kemi njerëz të moshuar; dy fëmijë dhe dy të rritur të shëndetshëm. Ime me nga ana tjetër, jeton me vëllain tim 12 vjeç. Ai vuan nga Diabeti Tipi 1. Duke dalë jashtë, ju po rrezikoni jetën e tij dhe mundësinë që ai të vihet në kontakt me këdo që mund ta ketë.
Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi për njerëzit që nuk munden. Për infermierët tanë, mjekët, shitësit e frutave, arkëtarët e supermarketeve, farmacistët dhe të gjithë të tjerët që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për ato më të dobëtit. Stay well✨”.