Teksa futbolli dhe sporti janë ndalur në pritje për të kuptuar se kur mund të kthehen, drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit dhe Serisë A po punojnë për të përcaktuar kriteret e kampionatit të ardhshëm.
Sipas repubblica.it, në tavolinë është një hipotezë ekstreme, ajo e shpëtimit të sezonit duke u kthyer në fushë në qershor dhe duke luajtur deri në korrik.
Një tour de force me dyer të byllura, por që mund të mos mbështetet nga UEFA, e cila ka komunikuar më parë datat e mundshme të finaleve të Champions League dhe Europa League (respektivisht 27 dhe 24 qershor).