Nga Frrok Çupi
Nuk e kam ditur kurrë si quhet shamia e kuqe me të cilën toreadori ndjell demin për betejë, di vetëm që ‘demi’ është në fillesë të emrit ‘demokraci’.Por duke parë Pres. e Republikës, tek i lëshonte shaminë e kuqe demit popull, e gjithë histeria mes ‘demit’ dhe toreadorit dje në bulevard, m’u bë e qartë. Zoti Pres. as që e kishte betejën me demin para syve të vet në bulevard. Për zotin Pres. këta ishin jo buaj, por miza; nja 500 mijë miza siç tha bashkë- Presidenti, ose rreth 80 mijë sa thanë ata që dinë të bëjnë llogaritë… Jo, këta nuk llogariten për zotin Pres.Bualli që po ndjell për luftë zoti president i Republikës është gjithë gjindja shqiptare që nuk erdhën nuk bulevard. Ata janë nja dy milionë e nëntëqindenjëzet mijë që po jetojnë jetën e tyre të qetë duke u lutur ‘o zot, sa më larg këtij britmaxhiu’.Presidenti e ka bash me këta që nuk e duan. Shumica njerëzore e vendit, mbi nëntëdhjetenëntë për qind e popullsisë, e n everit presidentin e Republikës Ilir Meta; e neverit prej vitesh, që para se të bëhej president. Sepse e kanë kapur duke u vje dhur pronën e floririn, e kanë kapur duke vr arë dhe duke për dhosur vi ktimat, si ‘kokë palarë’ në bulevardin ku tani po luan rolin e toreadorit; e kanë parë duke i afruar vd ekjen Dritan Priftit- ministri që e solli me zë e me figurë vj edhjen e tij; e kanë parë se si lëshon ushtrinë e ministrave dhe drejtorëve për të vj edhur për familjen; e kanë ne veritur kur u ka thënë se ‘edhe macja ime ka një banjë luksoze’, e ne veritin kur e shikojnë që as ka profesion, as ka shkollë, por për të bijtë ka paguar shkolla e vila në Britani….
O zot sa shumë e për sa mijëra arsye e urr ejnë pres. Ilir Meta!Por pikërisht kjo masë e madhe njerëzore, mbi 99 për qind e shtetasve të vet, përbën atë që ai po e ysht dhe po e thërret si ‘Dem’. Toreadori dje veç sa lëshoi shaminë e kuqe.Cila është strategjia e toreadorit?Ai e do ‘demin’ popull që ta ur rejë toreadorin president; ta ur rejë për vd ekje, sepse vetëm kështu demi do t’i s ulet selisë së presidentit me ura zja rri. Atëherë zoti Pres. do ta ketë arritur qëllimin. Lu fta e përgja kshme në popull, le të quhet edhe ‘kundër presidentit’, është fitorja e këtyre që kanë bërë kr ime, korrupsion, vr asje, ma skarallëk, sfida të pi sta, inj orancë, dredhi, intrigë…, në krye të shtetit.Në qoftë se nuk pret këtë orë, atëherë Ilir Meta do të kishte ikur nga presidenca prej ditësh, apo të paktën të kishte ikur dje. Edhe sikur të mos e dinte se e urrejnë aq shumë, ai prapë do të kishte ikur, sepse nuk i funksionon skema e ‘lu ftës civile’, për të cilën po flasin bashkë me gruan dhe aleatët që prej një viti.Por ai e di se ngjall shkulme urre jtjeje ndaj ‘demit’ dhe prandaj po pret në zyrën e presidentit deri në momentin kur populli do të ndjehet i fy er, i irrituar, i pos htëruar dhe më në fund… në flakë.Ja ky është qëllimi; toreadori zoti Pres., dje nuk kishte punë me ‘mizat’ që i kishin ardhur para këmbëve të tij.Ai do që të qëndrojë aty në atë zyrë dhe të presë.Në atë zyrë janë shënuar fatet më të këqija të popullit tonë në dekadat e fundit. Ilire Meta nuk di të krijojë, qoftë edhe sipas metodës së tij tinzare- siç e quajnë; por vetëm kopjon. Në zyrën ku ndodhet sot dhe do të qëndrojë si toreador Ilir Meta, mu aty është shënuar skena më e keqe e ndeshjes së pushtetit me ‘Demin’ që mund të quhet populli edhe sipas fjalorit të Demokracisë.
E njëjta ndeshje ndodhi në vitin 1997, kur kombi dhe shteti shkuan në fijen për t’u këputur. Edhe ajo zyrë, për të thënë të vërtetën, u katandis si mos më keq: Me kalla shnikovë e fi shekë të hedhur andej këndej dhe me dumën e tm errshme të urinës gjithandej.Por ndërsa vetë zyra e presidencës reflektonte pocaqi, drejt Vlorës dhe krahinave të tjera të vendit lëshoheshin brigada me ushtarë të v dekjes, me gaz v dekje- prurës, madje edhe me disa ush tarë iranianë që u kapën në Vlorë. Për presidentin nuk ka pikë rëndësie sa e madhe apo sa e pastër është ajo zyrë…, mjaft që të prodhojë shkulma urr ejtjeje te ‘Demi’ që është populli.Atëherë zoti Pres. do t’ia ketë arritur qëllimit për t’i fshehur kri met e veta dhe të kastës që bëri atë të zezë që nuk bëri as diktatura komuniste; i duhet vetëm që ta hedhë vendin në ko nflikt; të di gjen arkivat, gjykatat, dëshmitë; të largohen Amerika dhe Bashkimi Evropian, të nisin njerëzit të merren me gra bitje në dyqanet e rrugës…Kjo ka ndodhur, tamam kështu, dhe zoti Pres. Meta nuk di të bëjë ndryshe nga përsëritja. Edhe datat, çuditërisht, i ka vjelur me dorë, njësoj si atëherë, 23 vjet më parë. Edhe atëherë 3 mars ishte, dita kur presidenti shpalli ‘gjendjen e lu ftës’ dhe dubloi mandatin e vet. Në 6 mars u su lmua Vlora. Në 23 mars (por viti 1993) nën kujdesin e shtetit u zgjodh Sudja si kompania e parë piramidale. Në 26 mars, një vit më vonë- në Hotel Dajti ku ishte ulur mbreti, shteti organizoi festën Gala më madhështore në nder të kompanive piramidale, që i quajti ‘kapitalizmi shqiptar;’…E njëjta gjë, interesant! Toreadori rri aty, vë ndër këmbë disa ‘miza’ dhe pret që të shp ërthejë ‘Demi’ popull atje larg e të vijë në lu ftë të përgja kshme… Që mbrëmë kur zoti Pres. la oborrin ku ra në gjunjë, ka hyrë brenda asaj zyre që mbante dumën e urinës.., dhe aty po pret.