Shefja e Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani i kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të respektuar jetën, përgjatë periudhës së vështirë që ka krijuar koronavirusi. Cani shkruan se reanimacioni më i mirë gjatë këtyre ditëve është optimizmi ndërsa shprehet se kjo situatë do të kalojë vetëm përmes bashkimit mes shtetit dhe popullit.

“Jo panik! Qëndroni në shtëpitë tuaja! Respektoni jeten tuaj dhe te tjereve! Reanimacioni me i mire eshte optimizmi juaj dhe respektimi i rregullave! Kjo furtune do kaloje akoma me shpejt fale unionit shtet e popull! Sot duhet te ngrejme vetem nje flamur te perbashket politik per te gjithe shqiptaret e te jemi bashkepuntore per fitoren e jetes!”, shkruan Cani.