Shifrat e të infektuarve me koronavirus në botë vijon të rriten në mënyrë të frikshme. Deri tani numri i të prekurve i ka kaluar 800 mijë.
Sipas të dhënave të ‘Johns Hopkins University’ të infektuarit janë 37.878 ndërsa ata që kanë humbur në jetën janë 37.878 persona.
Po ashtu ka edhe lajme të mirë sepse edhe të shëruarit janë rritur duke shkuar në 166.768 persona. Për sa i përket të infektuarve vendin e parë e ka SHBA me 164.610, e ndjekur nga Italia 101.739 të infektuar dhe Spanja 87 956.
Ndërsa sipas OBSH-së nëse rritja e të infektuarve me koronavirus ecën me këto ritme në mesin e kësaj javë do të ketë arrit 1 milion të infektuar në të gjithë botën.