Ditën e sotme numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë arriti në 223 persona.
“TemA” po përcjell shpërhapjen e koronavirusit sipas moshës dhe gjinisë, të shëruarit dhe vdjekjet, në bazë të të dhënave zyrtare që paraqiti ditën e sotme ministria e Shëndetësisë. (TemA)
Ilustrim i situatës në Shqipëri së përhapjes së COVID 19 në Shqipëri:
Pozitivë gjithsej: 223 raste. 29 mars 11 raste.
Të shëruar gjithsej: 44 raste (19,7 %). 29 mars 4 raste.
Vdekur gjithsej: 11 raste (4,9 %). 29 mars 1 rast.
Pozitivë aktivë: 168.
Deri në 29 mars 2020 në Shqipëri janë evidentuar 223 raste me COVID 19 nga të cilët 34 vetë (15 %) janë
punonjës të shëndetësisë. Ditën e djeshme, 29 mars, janë 11 raste të reja. Midis të prekurve janë 127 burra dhe 96 janë gra. Mosha mesatare e personave të prekur është 50,4 vjeç.
Treguesi i rritjes ditore është raporti midis rasteve të reja në një ditë caktuar kundrejt rasteve të reja të
ditëse respektive të mëparshme. Për datën 29 mars ky tregues është 0,73.
Deri tanë janë 44 raste të shëruara, ose 19 % e të gjithë rasteve pozitivë. 8 nga të shëruarit janë
punonjës të shëndetësisë. Mosha mesatare e personave të shëruar është 40,6 vjeç.
Deri tani janë shënuar 11 fatalitete, 7 burra dhe 4 gra. Mosha mesatare e fataliteteve është 67,2 vjeç. E
burrave është 65,6 vjeç, ndërsa e grave është 70 vjeç.
Për çdo fatalitet kemi 4 të shëruar. Indeksi mesatar i fataliteteve sipas rasteve është 4,9 %. Sipas grupmoshave është si vijon. Në grupmoshën 65 – 74 vjeç ky indeks është 25 %.
Sipas grupmoshës, rastet dhe fatalitetet kanë këtë shpërndarje. Për të lehtësuar leximin e grafikut,
grupmosha 65 – 74 vjeç përbën 8,9 % të popullsisë së vendit.
Të prekurit në këtë grupmoshë përbëjnë 12,6 % të të gjithë të prekurve, ndërsa të vdekurit në këtë grupmoshë përbëjnë 64 % të të gjithë të vdekurve.
Grupmoshave 55 – 64 vjeç rezulton grupmosha më e prekur me 27 % të të gjithë rasteve. Ndërsa
fatalitet janë kryesisht në grupmoshën 65 – 74 vjeç.
Në raport me popullsinë e grupmoshës respektive, numri i prekurve për 100000 banorë është si vijon. Në rang vendi janë të prekur 7,8 banorë për 100000 banorë. Grupmosha më e prekur është ajo 55 – 64 vjeç.
Në raport me popullsinë e grupmoshës respektive, numri i të vdekurve për 100000 banorë është si vijon. Në rang vendi kanë vdekur 0,32 banorë për 100000 banorë. Grupmosha me më shumë fatalitete është grupmosha 65 – 74 vjeç.
(TemA)