Vazhdon verifikimi dhe kontrolli i të gjithë shtetasve shqiptare dhe të huaj rezidentë në Shqipëri, që kanë hyrë nga Republika e Italisë në Republikën e Shqipërisë, nga data 27.02.2020 e në vijim.

Nga ana e Komisariateve të Policisë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder janë kontaktuar në datë 14.03.2020 në total 926 shtetas :*Komisariati i Policisë Shkoder:Janë kontaktuar gjithsej 490 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia .*Komisariati i Policisë Puke:Janë kontaktuar gjithsej 30 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia.*Komisariati i Policisë Malësi e Madhe.Janë kontaktuar gjithsej 187 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia.*Komisariati i Policisë Vau Dejes:Janë kontaktuar gjithsej 219 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia

Vazhdon puna për komunikimin me personat e tjerë .Strukturat e Drejtorise Rajonale të Hetimit Tatimore Shkoder janë në terren me 2 grupe monitorimit, të cilët kanë ushtruar disa kontrolle.Deri tani nga 5 kontrolle në terren janë konstatuar me shkeljet e meposhtme:1.Bllokim Subjekti, ushtronte aktivitet fruta-perime, pa licence.2.dy subjekte të penalizuara për mungese fature tatimore blerje.3.subjekt ma aktivitet farmaci i penalizuar për element kuponi.

Monitorimi në terren vazhdon .Nga Inspektoriati Shendetësor Shendetsore u kryen monitorimet në rrugët kryesore te qytetit dhe nuk u gjeten subjekte bar kafe apo restorante të hapura.Në njësinë administrative Gur te Zi, bashkia shkoder, u gjet një bar-kafe e hapur e cila u mbyll pas njoftimit të urdhërit.Në furrat e bukës dhe supermarketet e kontrolluara sot, zbatoheshin distancat dhe personeli ishte i paisur me maska dhe doreza.Nga verifikimi i ambjenteve pranë Drejtorive të Spitaleve të Qarkut, konstatohet se shpesh ka tejmbushje të grumbullimin të mbeturinave në koshat e plehrave.Kërkohet njw angazhim i shtuar nga strukturat e bashkive për pastrimin e tyre dhe dezifektimin e ambjentit përreth.