Nga Ardian V. Babaj/
Shumë familje shqiptare janë në ha ll por njëra prej tyre ka ha ll më të madh se të tjerat. Ha lli i saj nuk është mungesa e str ehës. Tërmeti nuk u shk aktoi dë me as vilës marramendëse që ka në Lalëz, as asaj që ka në Kodrën e Diellit. Nuk besohet që tërmeti të ketë dëm tuar ndonjë metër katrorë nga mijëra të tilla që kanë apartamentet e saj në Tiranë. Lexuesit të na falin që po kufizohemi vetëm tek ato hapësira banimi që janë të deklaruara apo që janë prona të sigurta të saj. Megjithëse bashkëshortja shprehet se “nuk na dalin paratë për të ushqyer fëmijët”, familja nuk është pa para sepse çdo vit paguan mbi 150 mijë euro vetëm për shkollimin e fëmijëve të vet në Londër. Familja nuk është prekur as nga korona-virusi, sepse korona është shumë e dobët për të c enuar imunitetin e anëtarëve të saj të rëndësishëm. Kjo është aq fatbardhësi për të, saç është fatke qësi për mijëra familje shqiptare që prej vitesh po vuajnë pa sojat e euro-vir usit që ka prekur familjen në fjalë.
Në vitet ’90 të dy bashkëshortët u shfaqën në skenën politike si arm iq të komunizmit dhe, pasi e mall kuan (anatemuan) atë për varf ërinë e shk aktuar, premtuan përparimin dhe pasurimin e shqiptarëve. Sot, pas 30 vitesh, familja, megjithëse dikur e varfër dhe e ardhur nga periferitë, pa kryer asnjë lloj pune dhe pa pasur asnjë biznes, zotëron pasuri të tundshme dhe të patundshme sa njëmijë familje shqiptare së bashku. Ndërkohë që me politikën, ligjet dhe administratat e tyre ua hoqën mundësinë të marrin pronat e veta qindra familjeve shqiptare, ata pretendojnë se pasuritë e sotme përrallore i kanë vënë duke “zhvilluar” tokën që babai i tyre me banim në qytet paska marrë me ligjin 7501 që, siç dihet gjerësisht, iu jepte tokë vetëm banorëve të fshatit. Nga ha lli që kanë nuk i zë gjumi. Iu nevojitet, më shumë se ta shtojnë, ta mbrojnë këtë pasuri, sidomos të mbulojnë rrugët e krijimit të saj. Dhe, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është politika si biznes.
Kanë qenë në politikë për 30 vjet dhe kanë pasur postet më të lartë shtetërore, por tani na thonë se klasa politike e këtyre tridhjetë viteve ka dështuar. Dhe jo vetëm kaq. Ata konsiderojnë të dësh tuar të gjithë të tjerët përveç vetes së tyre. Sipas mendimit dhe propagandës që bëjnë, ata nuk kanë gisht në dështimet tridhjetë vjeçare të politikës shqiptare dhe, madje, duhen konsideruar prej nesh si shpëtimtarët e popullit, prandaj na bëjnë thirrje t’iu shkojmë pas “njëlloj si në vitin 1990”. Në fillim të viteve ’90 çifti iu bashkua ish-partisë komuniste me qëllim “rinovimin e saj” dhe, pasi i morën nga hambari gjithçka deshën, kur kuptuan se nuk mund të qëndronin në krye të saj përjetësisht, shpallën ndarjen me të “për arësye parimore” dhe, duke i shkëputur asaj një bat alion kryesisht gja htarësh të posteve e privilegjeve, krijuan një “parti të re” të cilën e përdorën si biznes familjar për të marrë p eng politikën shqiptare duke u përpjekur të minojnë krijimin e çfarëdo qeverie, të majtë apo të djathtë, pa pjesëmarrjen e tyre.
Tani që e shohin veten larg tryezës ku ndodhet “tepsia”, pasi gruaja që hoqi çizmen dhe e braktisi Parlamentin dhe burri që nuk ka një post aty ku fitohen tendera, shpallën ze mërimin me sistemin dhe, sidomos, me Qeverinë. Thonë se “jemi kthyer tridhjetë vjet pas”, por nuk kanë kohë të na thonë se prej kujt vajtëm pas. Për shkak të këtij zemërimi, i kanë shpallur të paligjshme të gjitha institucionet shqiptare përveç Presidencës ku ndodhet burri dhe janë betuar se “do të rikthejnë ligjshmërinë e institucioneve duke ia kthyer ato popullit”. Kontributi i tyre kryesor 30 vjeçar si deputetë do të shënjohet dhe kujtohet për rrë mbimin dhe thy erjen e vazove të luleve në sallën e Parlamentit, si dhe për go ditjen e kundërshtarëve politikë me atë çizme laneti. Ndërsa “elokuenca” e tyre intelektuale dhe politike do të kujtohet për fy erjet dhe etiketimet amorale të kundërshtarëve politikë si kr iminelë, ha labake rrugësh, gruaja e Bilalit, mu rtaja, laraska, minj, dele etj.etj. Parlamentin e quajnë “parlament delesh”, ndërsa Qeverinë e kanë shpallur “ba ndë m afioze”.
Presidenti i vendit Ilir Meta dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi janë në hall të madh pasi vetëm një hall i madh mund ta shtyjë dikë të bëhet jo vetëm qesharak, por edhe shoqërisht dhe publikisht i dëmshëm. Gruaja ka deklaruar parvjet se “jam gati për t’i hapur rrugë fillimit të negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE me kusht që të largohet Rama”, ndërsa burri President e ka pohuar se “opozita po e saboton fillimin e negociatave me BE-në”. Ata po na thonë me ngulm se gjithçka po bëjnë ka si synim shpëtimin e vendit nga “gru shti i shtetit”.
Por edhe ne me ngulm duam të mbajmë mend se prej katër vjetësh, herë me fjalë dhe shpesh me veprime, kanë rrethuar Kuvendin dhe Qeverinë me hunj e molotovë në prag të fillimit të negociatave me BE-në, duke i vënë gurë e shkopinj nën rrota përparimit të mëtejshëm politik drejt Bashkimit Evropian. Ndërsa raportuesi i BE-së për Shqipërinë Knut Flektenshtajn thoshte vjet se “vendimi për fillimin e negociatave do të varet shumë edhe nga pamjet në rrugët e Tiranës”, gruaja po vjet ua vuri fla kën këtyre rrugëve. Dhe ja, burri ka thirrur në 2 mars një protestë në Tiranë “në mbrojtje të Kushtetutës” dhe “kundër gru shtit të shtetit”. Nuk do shumë mend për të kuptuar se fillimi i negociatave me një vend ku Presidenti i tij pretendon se ka ndodhur “një grusht shteti” është gati i pamundur. Pasi e kanë shpallur Qeverinë vendase “ba ndë”, Komisionin e Venecias “me vlerë zero”, trupin diplomatik perëndimor në Tiranë “një organ izatë e strukturuar (d.m.th. kri minale) diplomatike”, ata po përpiqen të na rrisin vigjilencën duke na njoftuar për një Organizatë Ndërkombëtare Ma fioze që synon futjen në dorë të të gjithë Shqipërisë nëpërmjet ce lulës vendase. Nga ana tjetër, duke e shpallur veten mburoja kryesore dhe e vetme kundër ndarjes territoriale të Kosovës Presidenti Meta pretendon se çfarëdo përpjekje për ta shk arkuar atë është e sponsorizuar nga UDB-ja jugosllave, megjithëse ajo nuk ekziston prej disa dekadash.
Në aventurën e tij qesharake dhe dëmsjellëse Ilir Meta pretendon se “grushti i shtetit” ka ndodhur sepse shumica qeverisëse po përpiqet të fusë në dorë Gjykatën Kushtetuese dhe se ai vetë do të flijohet për të ruajtur pavarësinë e saj. Që Gjykata Kushtetuese dhe gjithë sistemi gjyqësor ka qenë i kapur dhe i kor ruptuar 30 vjet me radhë këtë e dinë të gjithë shqiptarët, por shqiptarët nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Metën të thoshte se Shqipëria ndodhet në kushtet e “gru shtit të shtetit”. Ilir Meta nuk e ka konsideruar dhe as e konsideron “grusht shteti” kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të sistemit të drejtësisë për aq kohë sa ai ka pasur mundësi ta kontrollojë dhe komandojë këtë kapje. Në momentin që ai vëren se sistemi po i del jashtë kontrollit dhe se nuk do të ketë më gjykata që vendosin siç i pëlqen pushteti politik, për t’i ver buar shqiptarët që t’i binden “ligjërisht” se ato që kanë parë me zë dhe figurë për korrupsionin e tij prej 7% me fondet shtetërore, nuk janë të vërteta, atëherë, ai hidhet në aksion. Kur mëkatarët e djeshëm dhe “shpëtimtarët” e sotëm i kontrollonin gjykatat përpiqeshin të na bindnin se “ne jetojmë në demokraci dhe shtet ligjor”. Tani që po humbin kontrollin dhe komandën mbi to na shpallin gjendjen e emergjencës për t’i shpëtuar “grushtit të shtetit”.
Që Edi Rama dëshiron ta kontrollojë Gjykatën Kushtetuese kjo s’ka kurrfarë dyshimi, por askush nuk mund ta vërë në dyshim që Ilir Meta dëshiron të bëjë të njëjtën gjë. Pra të kap Gjykatën e re, se të vjetrën të kapur e kishin prandaj edhe u zhbë. Aksioni i tij politik ka lidhje me mbrojtjen e “pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese” po aq sa mund të jetë e vërtetë se dy ujqër përleshen me njëri-tjetrin për t’i shpëtuar jetën deles dhe jo për ta ngrënë atë. Sa herë ndjejnë se po iu afrohet ndonjë rre zik këta lloj politikanësh bëjnë çmos që të bindin popullin se “Atdheu është në rr ezik” dhe motivi: në shesh po dalin për ne sepse ata për vete janë mirë dhe s’kanë asnjë shqetësim. Megjithëse ka thirrur një miting për vete, Meta ka porositur pjesëmarrësit të mbajnë parullën “Për Shqipërinë”; megjithëse interesat e veta familjare dhe politike po i vë mbi të ardhmen e Shqipërisë ai ka porositur parullat “Shqipëria e para”; megjithëse thirrjet dhe veprimet e tij janë përçarëse ai do të dalë në tribunë me parullën ” Për unitetin kombëtar ” dhe megjithëse në aventurën e tij ka kundër metropolet perëndimore dhe prandaj i ka shpallur ato “Ma fie ndërkombëtare”, ka urdhëruar protestuesit të mbajnë parullat “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Nuk duhet të çuditemi nëse tingujt e këngës “Për ty Atdhe” do t’i dëgjojmë të dala nga gojët e va rrmi hësve të Shqipërisë.
Në aksionin e tij antikushtetues, presidenti i vendit ka thirrur në ndihmë opozitën politike dhe figurat kryesore të saj të cilët Kushtetutën dhe Shtetin Ligjor i kanë përdorur për tridhjetë vjet si mjete të sundimeve dhe përfitimeve. Pikërisht për këtë shkak lindi nevoja për një Drejtësi të Re dhe pikërisht për këtë arsye kjo opozitë, e ndihmuar edhe nga Meta, bëri çmos ta sabotonte dhe m allkonte Refomën në Drejtësi. Aksioni haxhiqamilist i Presidentit është një shembull historik kotësie, hipokrizie dhe mashtrimi, jo pse qeverisja aktuale s’ka të meta dhe gabime të rënda, jo pse ne kemi qeverisjen më të mirë të mundshme, por sepse protagonistët e aksionit “për rivendosjen e rendit kushtetues” janë rrënimtarët më të mëdhenj të vendit. Për këtë shkak janë figura të pabesueshme, të padenja dhe të dis kredituara pasi kanë tridhjetë vjet që na propagandojnë drejtësi e demokraci me fjalë, parulla e premtime dhe veprojnë e sillen në mënyrë antidemokratike, të paligjshme dhe kompromentuese. Sjelljet dhe veprimet që kryejnë i diskreditojnë dhe kompromentojnë tërësisht fjalët e tyre. Kur dikush ka provuar disa herë me vepra se është i gatshëm të bëjë të kundërtën e asaj që shpesh propagandon me fjalë, atëherë sinqeriteti dhe pretendimet e tij nuk mund të kenë kurrfarë besueshmërie dhe nuk meritojnë të ndiqen. Vetë zgjedhja e datës “2 mars” për aksion është kulmi i hipokrizisë politike dhe i papajtueshmërisë historike. Ky nuk është “2 marsi i gjithë shqiptarëve” siç rreket të na bindë ndonjë Biber pa shije, por është qartësisht dita kur hip okrizia, dyfytyrësia dhe mashtrimi shfaqen në tribunë dhe në shesh me ma skat e sinqeritetit, të virtytit dhe të drejtësimbrojtësve. Ne do të shohim në tribunë dhe në bulevard duartrokitësit, miratuesit, avokatët dhe ekze kutuesit e shkeljeve antikushtetuese të këtyre 30 viteve të derdhin lotë krokodili dhe të betohen për mbrojtjen e Kushtetutës.
Do t’i shohim ata si ushtarë të rremë të mbrojtjes së Kushtetutës t’i vihen në dispozicion Presidentit aktual i cili, deri tani, e ka shkelur Kushtetutën, të paktën pesë herë (duke mosdekretuar ministrat e qeverisë; duke anuluar datën e zgjedhjeve lokale; duke sul muar njërën palë politike dhe vënë veten në krye të përpjekjeve të palës tjetër për ta sjellë atë në pushtet me rrugë antidemokratike; duke bërë thirrje për “rrëmbim ar mësh” në 2017 dhe 2019 dhe, para pak ditësh, për “revolucion”, si dhe duke shpallur të paligjshme zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2019 kur kjo është kompetencë vetëm e KQZ-së, Kolegjit Zgjedhor dhe Gjykatës Kushtetuese). Ata nuk do të jenë në tribunën e sheshit se i ha meraku për Kushtetutën, por sepse me lig ësi dhe mendjelehtësi besojnë se një President i pazgjedhur nga populli, gjoja në emër të popullit, do të mund të ndryshojë vullnetin popullor me dekrete antikushtetuese, gjë që ka shumë të ngjarë ta çojë nesër në bu rg. Në mënyrë që të zgjidhet halli i kësaj familjeje politike të korruptuar dhe dë msjellëse nevojitet që Ilir Meta të shk arkohet si President, OFL-ja t’iu dorëzojë të dy bashkëshortëve formularët dhe, pastaj, të tjerat vijnë vetvetiu. Nuk mund të mbahet Shqipëria peng e ha llit të një familjeje, të miqve dhe sivëllezërve të saj moralë e politikë. Tridhjetë vjet janë tepër për të livadhisur mbi shpinën e shqiptarëve.