Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u kërkon të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.“Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij.
Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi.
Policia, e mbështetur nga Ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin.Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend.
Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë’ shkruan Lleshaj teksa poston videon e meposhtme.