Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i dha vetes 30 ditë kohë për të marrë një vendim për fatin e Lojërave Olimpike të Tokyos të programuar për t’u zhvilluar nga 24 korriku deri në 9 gusht të këtij viti dhe që janë nën kërcënimin e koronavirusit.
Për momentin,askush nuk mendon për anulimin e këtij eventi, por vetëm për një shtyrje të tij. Tre janë hipotezat që janë ngritur dhe bëhet fjalë për shtyrje të Olimpikeve në fund të muajit gusht, në tetor ose do të shtyhen për në 2021 për të mos thënë në 2022.
Hipoteza e parë flet për një zhvillim të Lojërave nga 25 gushti deri në 6 shtator, data që janë të destinuara për Lojërar Paralimpike të cilat sipas kësaj hipoteze do të rinisin menjëherë pas atyre Olimpikeve. Ekziston një precedent me Lojërat Olimpike që zhvillohen në vjeshtë dhe bëhet fjalë për Lojërat e 1964 të zhvilluara pikërisht në Tokyo, në atë kohë ato u mbajtën në 2-25 tetor.
Nëse situata në botë nuk do të stabilizohet në kohë dhe nëse emergjenca shëndetësore do të zgjasë edhe përtej muajve të verës, atëherë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar do t’i duhet që të shtyjë Lojërat e Tokyos në 2021 e ndoshta dhe në 2022 për të mbajtur zhvillimin e eventit në vitet me numra cift.