Shumë federata evropiane të futbollit i kanë bërë thirrje UEFA-s për shtyrjen e Kampionatit Evropian, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Por, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ende nuk ka konsideruar një gjë të tillë, duke thënë se Kampionati Evropian do të zhvillohet siç është planifikuar, nga 12 qershori.
Janë disa liga në Evropë që tashmë kanë pezulluar kampionatin, përfshirë edhe Serie A.
Në Spanjë dhe Ligue 1, ndeshjet do të luhen pa tifozë.
Media kroate Index.hr ka pyetur UEFA-n se çfarë do të ndodhë me Kampionatin Evropian, nëse këto shtyrje vazhdojnë në ligat evropiane.
“EURO 2020 do të fillojë në Romë më 12 qershor. UEFA komunikon me të gjitha autoritetet vendore dhe ndërkombëtare dhe monitoron zhvillimet. Deri tani nuk ka nevojë për ndryshimin e orarit dhe kohën e kampionatit. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë problemin me shumë kujdes”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s.