Nga Eduard Zaloshnja/
Frika nga masat shtrënguese të qeverisë ka sjellë një reduktim të ndjeshëm të lëvizjeve të shumë shqiptarëve. Frika nga vetë koronavirusi ka ndikuar tek disa të tjerë.Frika (qoftë e shkaktuar nga masat shtrënguese të qeverisë apo nga ndërgjegjësimi vetjak ndaj rrezikut të virusit) është mekanizmi më efikas psikologjik në kundërpërgjigje të një epidemie.Ndërkohë, paniku (që përkufizohet edhe si frika e ngritur në shkallën e absurdit), mund të përbëjë një rrezik për jetën e atyre që vërtet kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Rritja eksponenciale e telefonatave të bëra në numrin e mergjencave mjekësore (127) mund të shpjegohet vetëm me ndjenjën e panikut që ka pushtuar shumë shqiptarë. Një tempraturë deri në 38 gradë e shoqëruar me teshtima dhe rrjedhje hundësh nuk janë simptoma të COVID-19; janë thjesht simptoma të gripit stinor.Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, këshillon që asnjeri të mos shqetësohet nga këto simptoma të gripit stinor, sepse COVID-19 nuk i ka ato simptoma (ka tempraturë mbi 38 gradë dhe vetëm kollë të thatë e vështirësi në frymëmarrje).
Në qoftë se kushdo që ka ca teshtima e pak temperaturë merr në telefon 127-ën, linjat pastaj do të dalin të zëna për ata që vërtet mund të kenë COVID-19. Dhe kur linjat dalin të zëna, nga paniku, njerzit mund të nisen vetë drejt spitalit më të afërm. Disa nga ata mund të jenë vërtet të sëmurë me COVID-19, duke detyruar personelin e spitalit të karantinohet për 14 ditë. E kush do t’i shërbejë të sëmurëve të tjerë në 14 ditët në vijim?Në qoftë se përhapet paniku se nuk ka kapacitete për të përballuar trajtimin spitalor të të sëmurëve me COVID-19, nga paniku, drejt spitaleve mund të turren sa më shpejt edhe ata që, në fakt, mund ta kalojnë sëmundjen në shtëpi (rreth 80%, sipas OBSH-së).Në qoftë se përhapet paniku se personeli mjeksor është i pambrojtur mirë nga infeksioni, disa njerëz që duhet të shkojnë në spital për shkaqe të tjera shëndetsore, nuk shkojnë nga frika. Si rrjedhojë, nuk do të marrin kujdesin e duhur…
Frika është normale; paniku është anormal!