Koronavirus është kryefjala e frikës në të gjithë botën. Jeta e gjithkujt është paralizuar nga prekja me virusin ose nga masat që bllokojnë në maksimum kontaktin mes njerëzve në masë. Paderborn është një prej ekipeve që ka një rast të prekur me COVID-19, por për fat të mirë nuk është Klaus Gjasula.
Për “Panorama Sport”, mesfushori i Kombëtares tregon ekskluzivisht si e mësuan lajmin, gjendjen e tij shëndetësore. Përjetimin e familjes dhe urdhrin që ka marrë.Klaus, si jeni?Jam mirë, faleminderit. Pak frikë nga situata, po mirë.Frika i ka prekur të gjithë?Po, sidomos për fëmijët dhe prindërit.Paderborn ka pasur një rast të prekur nga Koronavirus?Po, është një person nga ekipi i prekur.Si e mësuat?Na njoftuan dhe erdhën na bënë analizat të gjithëve.
Përgjigjja për ju si ishte?Nuk e di. Asnjë nuk e di sepse do të na njoftojnë secilin nga ne në fillim të javës që vjen. Në fillim e dëgjuam kur virusi ishte larg. Por kur u lajmëruam, u trembëm të gjithë.Çfarë masash ju kanë thënë?Të rrimë në shtëpi. Të mos lëvizim thuajse fare. Kujdes për çdo veprim që bëjmë e çdo gjë që prekim. Tani secili nga ne në ekip do qëndrojë dy javë pa lëvizur.
Sa e vështirë është të jetoni kështu?E para është vështirë për të qenë i kujdesshëm me njerëzit e familjes. E theksoj që duhet kujdes ndaj fëmijëve dhe prindërve. Është e vështirë të jem pa futboll, por uroj të kalojë sa më shpejt dhe pa probleme kjo situatë.A ju kontrollojnë mjekët nga shteti apo ekipi?Jo, duhet të qëndrojmë pa lëvizur si fillim. Pastaj, pas analizave do të shohim se çfarë do të na kërkohet të bëjmë.
Si e përjëtoi familja?Me frikë. Është situatë e pa përjetuar më parë dhe sigurisht që janë edhe në merak për përgjigjet që do dalin.
Si po e kaloni këtë periudhë?Pothuajse shtrirë gjithë ditën. Fare pak lëvizje dhe vetëm duke ndjekur televizion. Seriale dhe filma gjatë gjithë kohës.Je izoluar nga pjesa tjetër e familjes?Realisht po. Po qëndroj në hotel derisa të mësoj përgjigjen e analizave.A ndjeni shqetësime këto ditë?Jo nuk kam asgjë. Jam mirë si gjithmonë.