Keqinformimi po bëhet më i rrezikshëm se pandemia e koronavirusit dhe ekspertët po bëjnë thirrje që të praktikoni edhe “higjienën” e informacionit. Çfarë duhet të bëni për të ndaluar përhapjen e informacioneve të gabuar?
Fillimisht logjikoni sa herë të lexoni një lajm të ri
Shpesh herë duam të informohemi në kohë reale, kështu që anëtarësohemi në çdo aplikacion lajmesh, për të marrë informacion. Sipas ekspertëve duhet të bëni një filtrim të aplikacioneve duke zgjedhur ato më të besueshmet.
Kontrolloni burimin tuaj
Para se të përcillni informacionin, kujdesuni që informacioni të jetë i sigurt. Kohët e fundit kemi parë se ka shumë postime që mashtrojnë qytetarët dhe përfitojnë nga situata. Ekspertët kanë identifikuar shumë postime të tilla dhe kanë arritur në përfundimin se gjysma e tyre ishin të rreme.
“Burimet më të besueshme të informacionit mbeten organet e shëndetit publik si, Organizata Botërore e Shëndetit, ose Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve,” thotë Claire Milne, zëvendës redaktore e organizatës për kontrollimin e lajmeve “Full Fact” me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ekspertët nuk janë të pagabueshëm. Por ata janë shumë më të besueshme sesa një i afërm që kemi në WhatsApp.
A mund të jenë false?
Lajmet mund të jenë mashtrime. Kohët e fundit është bërë e mundur që shumë aplikacione të kopjojnë faqet e besueshme dhe faqet e qeverisë. Për të anashkaluar këtë gjë kontrolloni lajmin në faqet zyrtare. Fotografitë gjithashtu mund të ndryshohen për ta bërë atë të duket se informacioni ka ardhur nga një organ publik i besuar. Nëse nuk i gjeni lehtësisht informacionet do të thotë që ajo c’ka keni lexuar është mashtrim.
Nuk jeni të sigurt nëse është e vërtetë? Mos e shpërndani
Mos i shpërndani lajmet nëse nuk janë të vërteta. Ju mund të bëni më shumë dëm sesa mirë. Shpesh i postojmë gjërat në vendet ku e dimë se kanë folur ekspertë, si mjekët për shembull.
Kontrolloni çdo fakt, individualisht
Ka një mesazh zanor që ka qarkulluar në WhatsApp. Personi që flet në mesazh thotë se ajo është duke përkthyer këshilla nga një “koleg i cili ka një mik” që punon në një spital. Por ju duhet ta verifikoni këtë mesazh me lajme të besueshme.
Kujdes nga postimet emocionale
Thjesht historia e dikujt në këto kohë, na shqetëson dhe menjëherë mund ta përçojmë si informacion.
“Shqetësimi na bën që të shpërndajmë informacione pa masë. Njerëzit duan të ndihmojnë të dashurit e tyre të qëndrojnë të sigurt, por duhet të flasin me mjekë ose të kërkojnë informacion në faqet zyrtare të Mjekësisë,” thotë Claire Wardle of First Draft, një organizatë që ndihmon gazetarët të mos marrin informacione të gabuara./BBC/