Koronavirusi ka infektuar më shumë se 100,000 njerëz në të gjithë botën. Numërohen mijëra viktima. Covid-19 ka prekur keq edhe Evropën me Italinë që ka regjistruar mbi 800 viktima dhe mbi 10,000 të prekur. Koronavirusi erdhi dhe te ne, 15 janë infektuar dhe tashmë një viktimë, në Durrës.Në medie po shpërndahen mesazhe sensibilizuese, që u kërkojnë njerëzve të respektojnë masat e marra, dhe një nga mënyrat për të mbajtur larg virusin është higjiena.Është e natyrshme që njerëzit të shqetësohen pak sa herë që ndiejnë një ngacmim në fyt ose kollë.Ndërsa koronavirusi është sigurisht diçka që duhet të merret seriozisht, shanset që çdo person të infektohet janë të ulëta.
Por nëse jeni duke pyetur veten se çfarë tregojnë këto shenja, mjekët thonë se ato lidhen edhe me alergjinë, apo gripin e thjeshtë. Ne do t’ju tregojmë ndryshimet midis alergjisë tipike, simptomave të ftohjes dhe gripit, dhe atyre që lidhen me koronavirusin.Ju hanë sytë, apo djegin hundët? Epo mund të jetë alergji. Problemi me alergjitë sezonale është se ato ndikojnë në hundë dhe sy. Ato kanë tendencë të jenë nazale, dhe shumica e simptomave janë të lokalizuara në kokë, vetëm nëse keni një skuqje, informon dritare.net
Simptomat e koronavirusit dhe gripit kanë tendencë të jenë më sistemike.
Ato ndikojnë në të gjithë trupin.Gripi dhe koronavirusi i ri, ndikojnë në sistemet e tjera dhe në traktin e poshtëm të frymëmarrjes. Nuk do të keni djegie hunde, por dhimbje fyti, kollë, ethe apo gulçim. Pra, është një diagnozë klinike krejtësisht e ndryshme.Kushtojini vëmendje temperaturës suaj! Mjekët thonë se s’ka shans që alergjitë të sjellin ethe. Zakonisht nuk shkaktojnë gulçim, përveç nëse vuani nga astma.
Simptomat e alergjisë zgjasin dhe zakonisht janë të buta.
-Nëse keni një rast akut të koronavirusit ose gripit, do të ndjeheni shumë të lodhur, të paaftë, do të rrini vetëm shtrirë.
Alergjia do t’ju bëjë të ndjeheni të lodhur, por nuk do të shkaktojnë dhimbje të forta të muskujve dhe nyjeve. Nëse keni grip do të filloni të ndjeheni më mirë pasi pushoni dhe kujdeseni mirë për disa ditë.
Simptomat e koronavirusit dhe gripit mund të përkeqësohen me kalimin e kohës.Simptomat e hershme të alergjive, të ftohtit, gripit dhe koronavirusit mund të jenë të ngjashme.
Disa raste të koronavirusit dhe gripit mund të jenë aq të buta sa nuk duken fare. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i kushtoni vëmendje për të parë nëse simptomat tuaja vazhdojnë, veçanërisht nëse vuani nga ndonjë sëmundje tjetër./Përshtati nga CNN: Kadrije Çako/dritare.net