Sara Hoxha do t’i mësojë dy djemtë e saj, Roman dhe London të kujdesen për shtëpinë e tyre dhe ta ndihmojnë mamin kur ajo ka nevojë.
Madje Sara ka nisur që tani të udhëzojë djalin e madh London sesi të lajë xhamat e dritares. Në një video të fundit të publikuar në Instastory, Sara tregon sekretin e saj sesi po rrit djem që bëjnë punë shtëpie.
“Mësoji që të vegjël”, shkruan Sara në videon e publikuar ku shfaqet London që po fshin xhamat me duart e tij të vogla.Me sa duket, Sara po i kalon këto ditë të izolimit me disa leksione të nevojshme për djemtë e saj dhe nënat që kanë djem.
Ajo ndodhet larg familjes në Shqipëri, dhe më herët u ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbrojnë jo vetëm veten por edhe njerëzit që kanë imunitet të dobët.
Ajo shprehet se vetëm duke bërë durim mund të kujdesemi për më të dobëtit.