Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa rregulla se si të veprojmë në mbrojtje nga COVID-19, kur dalim dhe futemi në shtëpi.
Janë rregulla dhe veprime të thjeshta, që kërkojnë disiplinë e cila më pas bëhet rutine dhe në funksion të ruajtjes së higjienës.
Mos harroni maskën dhe të mbani distancë me të tjerët kur jeni jashtë.
Ndërsa në shtëpi nuk duhet neglizhuar dezinfektimi i sendeve që kemi mbajtur jashtë, si telefoni e syzet.