ITALI
“Nuk di të them se si e mora Covid 19, por isha ndër rastet e para në Cremona dhe mendova se do të vdisja”. Për fat të mirë ai ia doli dhe mund të tregojë eksperiencën e tij, Carlo Giussani, prej 35 vitesh teknik radiolog në spitalin e Cremonas.
“U sëmura njëkohësisht me pacientin 1 të Codognos dhe ato ditë në zonën e kuqe të Lodigianos së Ulët, Cremona po përjetonte një situatë të ngjashme”, kujton ai. “Unë jam një i mbijetuar, por në realitet – pranon ai – është se duket sikur zbraz detin me lugë”, thotë ai në një rrëfim për TgCom24 dhe kthehet në ditët e fund të janarit me ato shumë raste të pneumonisë anormale në mesin e të rinjve: “Pyesnim veten se çfarë po ndodhte”.
Si jei sot, gati një muaj pas atij tamponi pozitiv?
Jam duke e rimarrë veten, ende pak i dobët për shkak të terapive; sigurisht që të qenit në karantinë nuk ndihmon, por të gjithë jemi. Pas 15 ditësh shtrimi në spital midis sëmundjeve infektive dhe pneumatologjisë, dola nga spitali dhe në shtëpi do të më duhet të qëndroj edhe dhjetë ditë të tjera, në pritje të testeve të tjera dhe dy tamponëve të fundit që duhet të japin rezultate negative.
Jo, sepse edhe teknikët kanë njohuri që lidhen vetëm me specialitetin e tyre dhe kur janë të sëmurë sillen si të gjithë të sëmurët, ata duan të dinë. Mua madje, më thuhet akoma më pak nga sa doja të dija, sepse për të gjithë unë tashmë duhej ta njihja situatën.
Sidoqoftë, në një pikë të caktuar, duhet të them, kam menduar edhe të vdisja: të qëndrosh i vetëdijshëm edhe në ditët më të vështira të ventilimit të detyruar nuk ndihmon. Sepse ti kalon kohë duke menduar, duke reflektuar edhe për faktin e vetëm që merr frymë dhe ajo frymë mund të jetë e fundit.
Në Cremona, ku situata shëndetësore është akoma dramatike dhe sot, ishit ndër të parët që u sëmurët, njëkohësisht me pacientin e Codogno 1. A e dini se si mund të jeni infektuar?
Nuk dita t’ia thosha as autoriteteve dhe as nuk ishte e lehtë për mua të gjurmoja të gjitha kontaktet e mia: në Radiologji ne jemi një ushtri me 60-70 punonjës, plus që shkoj në pavione për të bërë grafitë. Kuptova se kisha simptoma gripi dhe ishte e çuditshme sepse kisha bërë dhe vaksinën. Më morën tamponin sepse kisha qenë në kontakt me një pacient onkologjik të pneumatologjisë i cili vdiq me koronavirus.
Gripi juaj ju dukej megjithatë i çuditshëm. Shenja te tjera?
Që në fund të janarit kishim vërejtur pneumoni atipike tek të rinjtë që iu nënshtruan grafive. Kam 35 vite që punoj në radiologji dhe nuk e mbajmë mend një përqendrim të tillë. Ishte anomali në kohë të papritura dhe spitali lëvizi në kohë duke riorganizuar hapësirat dhe fuqinë punëtore”.
Çfarë ju rëndonte më shumë?
Në ato 15 ditë shtrimi në spital ishe i vetëm dhe në 4-5 qendrat ku e pashë veten vërtet shumë keq do të më pëlqente të shtrëngoja dorën e atyre që dua. Në pneumatologji, kisha një shok dhome, por të dy ishim me maskën e frymëmarrjes së detyruar, kështu që vetëm në fund u përshëndetëm. Mendova shumë në ato ditë; është shqetësuese të dëgjosh vetëm frymën tënde, zhurmën e makinerive… Unë vazhdoj të kem informacion nga kolegët e mi dhe jam i bindur që virusi nuk shikon në fytyrë asnjë.
Çfarë uron tani?
Që të gjendet vaksina. Në këto orë duhet të mendojmë. Në izolimin tim personalisht munda të vlerësoja atë që kisha nga jeta; fillova përsëri të lexoja libra, të dëgjoja radio. Mos u ankoni se qëndroni në shtëpi, kënaquni përpara se të filloni përsëri. Ne qëndrojmë në shtëpi për të shpëtuar veten: ajo që po ndodh në Bergamo po ndodh gjithashtu në Cremona dhe mund të ndodhë kudo.