Numri i vdekjeve në Itali vazhdon të rritet nga pandemia e coronavirusit, me 793 vdekje në 24 orët e fundit dhe ekspertët paralajmërojnë se ende nuk ka arritur kulmin.
Plani ishte që Seria A të kthehej në 2 maj dhe të luante deri në 30 qershor, por kjo po duket gjithnjë e më shumë joreale.
Sipas gazetës “La Repubblica”, plani që po diskutohet midis Presidentëve të Serie A është që kampionati të nis në qershor, pastaj të luhet deri më 30 korrik.
Italia ishte vendi i parë evropian që mbylli ngjarjet e tij sportive pas një rritje të rezultateve pozitive të testit të coronavirusit, njerëz në kujdes intensiv dhe vdekjeve të shumta.Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e komplikuar, sepse lojtarët kontratat e të cilëve skadojnë më 30 qershor do të përfundojnë të luajnë për atë që nuk është më klubi i tyre.