Duke nisur prej disa ditësh qeveria mori masa, që nga mbyllja e lokaleve, pub-eve etj, e deri ditën e djeshme ndalimin e këmbësorëve pas orës gjashtë.Reagimet rreth kësaj situate ishin nga më të ndryshmet. Shumë persona mendonin se këto masa janë të domosdoshme nisur nga situata e krijuar.  Lidhur me këtë çështje ShqipëriaIme zhvilloi një sondazh në të cilin morën pjesë rreth 51 mijë votues. Nga këto votues pjesa dërrmuese, ose e thënë ndryshe 39 mijë (76%) mendojnë se qeveria nuk e ka tepruar aspak me këto masa, e ndërsa pjesa tjetër 12 mijë (24%) mendojnë se ishte e tepërt masa e fundit./ShqipëriaIme