Kjo Coronavirusit nuk është ep idemia e parë me të cilën Italia po përballet, me pas oja jo vetëm në shëndet, por edhe në ekonomi. Ishte viti 1968, në të vërtetë, kur gripi i Hong Kongut u përhap së pari në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj në pjesën tjetër të botës, një vit më pas. Ishte një grip shpendësh (ose tipi A), rasti i parë i njohur i një epidemie të llojit H3N2, dhe në total ajo shkaktoi midis 750 mijë dhe 2 milion vik tima në të gjithë botën, nga të cilat 34 mijë në SHBA, në dy vitet e veprimtarisë. Në Itali – siç raportohet në portalin e epidemiologjisë të Shëndetin Publik – shtimi i vde kshmërisë prej pneumonisë dhe gripit të lidhur me këtë pandemi u vlerësua në rreth 20 mijë vd ekje. Atë moment dra matik për botën e rrëfen një raport i Institutit Luce, ku zëri i gazetarit thotë: “Çfarë na solli Krishtlindja? Gjërat e zakonshme, shirita shumëngjyrësh, shi dhe grip, një epi demi e vërtetë: 13 milion italianë në shtrat, një italian në katër dhe pesë mijë kanë vde kur”. Edhe atëherë rrugët ishin zbrazur nga frika ndërsa spitalet ishin plot.

Më tej, kronika citon një proverbë: “Kur teshtin Mao, sëm uret bota”. Po sepse edhe ajo epidemi, siç mund të kuptohet nga emri, e pati origjinën në atë zonë të botës, në korrik 1968. Iu deshën 18 muaj që të vinte në Itali, që do të thotë se Coronavirus ka qenë më i shpejtë. “Gripi nuk është i rre zikshëm? E kush e thotë! – pohon gazetari – Nuk mjaftojnë shurupe dhe gjilpëra, por duhet të ndalet virusi para se të vijë. Po si? Me vaksinën që është dhe që në disa vende jashtë Italisë është shpërndarë tashmë”. Ja çfarë thotë kronika të cilën e gjeni video në fund të këtij artikulli: “Dhe tani një pyetje: Çfarë na ka sjellë Krishtlindja? Gjërat e zakonshme, lodrat shumëngjyrëshe, shi dhe grip. Një epidemi e vërtetë. 13 milionë italianë në shtrat, një në katër domethënë, dhe 5 mijë kanë ikur në botën tjetër. Rrugët, fabrikat, zyrat, tregjet janë gjysmë të boshatisura. Ata që janë mbushur kanë qenë sp italet. Dyfishuar shtretërit, edhe pse klinikat janë gjithmonë të njëjtat. “Kur teshtin Mao, thotë një proverb anglez në qarkulim prej pak kohësh, bota sëm uret”.

Në fakt, epidemia e këtij dimri ka lindur në Hong Kong, në korrik të vitit 1968, një vit e gjysmë më parë. Iu deshën 18 muaj që të mbërrinte në Itali por sidoqoftë na zuri krejt të papërgatitur. Tani që pothuaj ka kaluar dhe është ngjitur në veri, dhe ka kaluar Alpet, mund të bëjmë bilancin. Ne gativ, pa asnjë dyshim. Gripi nuk është i rrezi kshëm? E kush e thotë! Nuk mjaftojnë shurupët dhe supostet, pikat apo gjilpërat që vijnë më pas, duhet që të ndalet virusi para se ai të mbërrijë. Po si? Me vak sinën, që ekziston. Në disa vende jashtë Italisë është shpërndarë, duke patur parasysh që “trungu” i gripit është i njëjti. Pra, më mirë të parandalosh se sa ta lu ftosh. Pa llogaritur rre zikun që të rikthehet. Këtu do të jemi dhe do ta shohim, pas dy vitesh apo tre vitesh, “roza-rozina” rifillon. Duhet të mendojmë në kohë! / bota.al