Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë në Europë për numrin e lartë të personave të infektuar me koronavirus dhe viktimave që kanë humbur betejën me këtë sëmundje.Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet shëndetësore spanjolle, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 394 persona.

Numri total i viktimave në Spanjë ka shkuar në 1720. Gjithashtu, janë konfirmuar 3600 raste të reja të personave të infektuar me COVID-19. Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore spanjolle thonë se janë shëruar 2575 pacientë.Në Spanjë është ndaluar gjithashtu lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve. Të gjithë janë udhëzuar që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.Autoritetet e shëndetësisë në Spanjë thonë se situata ende nuk ka arritur pikun dhe pritet rritje më e madhe e personave të infektuar.